Madje, Rama ka paralajmëruar edhe burg për ata që nuk do të respektojnë rregullat e luftës, sikundër e ka cilësuar ai këtë situatë, ndërsa armiku është Covid-19.
Por aktivisti i Nisma Thurrje, Pano Soko, në një postim në rrjet propozon një ndryshim në Kodin Penal, që ka të bëjë me qeveritarët. Madje Soko propozon që ata që abuzojnë të dënohen me burgim të përjetshëm dhe ti sekuestrohen pasuritë.
Çdo anëtar kabineti qeveritar që ka kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrës, tejkalim kompetencash, korrupsion, abuzim me pozitën shtetërore, të dënohet me burgim të përjetshëm dhe me sekuestrim të të gjithë pasurive në emrin e tij/saj, të bashkëshortes/it apo fëmijës nëse është pjesë e trungut familjar. Pa segment, direkt burgim të përjetshëm dhe sekuestrim.
Meqë jemi në kohë propozimesh për ndryshim në kod penal, le ta propozojmë dhe këtë”, shkruan Soko në rrjet.