Llesh kimiku, gjenerali pa spaleta ka fyer sot shkodranët dhe kryetaren e Bashkisë, Voltana Ademi, një grua e nderuar që me punën, zotësinë dhe fisnikërinë e saj ka krijuar simpati dhe respekt jo vetëm tek qytetarët e Shkodrës, por në të gjithë vendin.
Lleshi i tërbuar nga dështimet e tij në krye të ministrisë së Brendshme që do të mbahet mend gjatë vetëm për helmimin e qytetarëve me gaz, duke imituar keq shefin e tij, ka shpërthyer me një fjalor rrugaçi.
Llesh kimiku u shfaq sot në publik, pikërisht në qytetin e Shkodrës, pas më shumë se një muaji kur shefi i tij, e shau dhe dëboi nga mbledhja e qeverisë dukë i ulëritur “zhduku, mos të të shoh më”.
Ky sharlatan që për t’iu nënshtruar deri në lëpirje këmbësh shefit që të mos e dëbojë herë tjetër, fyen me fjalë halabaku kryebashkiken e qytetit verior për t’u shfajësuar vetë për vatrënn e zjarrtë të Covid-19 në Shkodër.
Shefi i tij akuzoi policinë pse nuk kishte marrë masa për të mos lejuar daljen e qytarëve në masë ku si pasojë shpërtheu edhe infektimi me koronavirus, ndërsa gjenerali pa spaleta akuzon Bashkinë e Shkodrës për këtë skandal.
Llesh kimiku i kujton rrogën kryebashkiakes, në një kohë që vetë ai edhe në këtë kohë pandemie e ka mendjen si e sit ë zhvatë ndonjë lek me tendera dhe punë të tjera.
Ky Llesh në kulmin e shpërthimit të koronavirusit u filmua duke transportuar mobiljet e reja në shtëpinë e tij me kamionët e ushtrisë. Prandaj, sharlatan qepe gojën se po qelb gjithë dynjanë!