Që duhet një Rezolutë për Srebrenicën

0

Shkruan Frrok Çupi

Deri mbrëmë, një pjesë djallëzore e politikës dhe e medias, i ranë këmbës. Arsyeja e sajuarështë pse u lëshua fushës, por nuk u pranua, një tentativë për poshtërim të shtetit, i thërritur ‘rezolutë’.

A duhet një Rezolutë për Srebrenicën?

Srebrenicaështë një qytet i vogël në perëndim të Bosnjë- Hercegovinës, më i vogël se ishte Vlora nëvitin 1997. Dy vjet para luftës së Vlorës, ku sulmoi makineria e shtetit shqiptar, korrik 1995- nëSrebrenicë u krye masakra më e madhe; në pak ditë makineria serbe e kryesuar nga Mlladiç dhe Karaxhiç, vranë 8 mijë myslimanë dhe dëbuan nga shtëpitë 20 mijë të tjerë. Edhe OKB mbajti pjesën e përgjegjësisë së vet pse dështoi në mbrojtjen e burrave, grave dhe fëmijëve tëSrebrenicës, dështim që nisi që në vitin 1993 kur e konsideruan ‘zonë e sigurt’, pa marrë parasysh se makina vrasëse e ushtrisë serbe po furnizohej me armë dhe naftë nga Jugu, nga Shqipëria. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së,KofiAnnan, shkroi: “Përmes gabimit, gjykimit të gabuar dhe paaftësisë për të njohur ardhjen e së keqes me të cilën u përballëm, ne nuk arritëm të bënim pjesën tonë…”. The NewYorkTimes njoftonte botërisht: “EmbargoedFuelSent To SerbsviaAlbania”.

Ajo që dështoi, dështoi…, edhe në Parlamentin shqiptar. Këtu u bë mirë që ‘dështoi’ dje. Por Shqipërisë i duhet një rezolutë për Srebrenicën. Tani është koha, nesër është vonë.

Kjo mund të quhet ‘Rezoluta e të Vërtetës’.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu