Psikologjia e pikturës e piktorit Ahmet Malevija, ndërmjet realizmit dhe ekspresionizmit abstrakt.

0

Shkruan Qamil Gjyrezi

Psikologjia e artit studion natyrën psikike, shpirtërore dhe mendore të artistit, pavetëdijen dhe aftësitë e tija. Psikologjia artit është një fushë ndërdisiplinore që studion përceptimin, njohjen dhe karakteristikat e artit dhe prodhimit të tij. Psikologjia e punëve të piktorit shkodran Ahmet Malevija shquhet për një përceptim të realitetit, ndërmjet reales dhe abstraktes lirike, ekspresionismit abastrakt.

Arti gjithashu ka edhe natyrën konjitive, njohjen. Natyra konjitive, njohja në punët e Malevisë janë dijet dhe aftësitë e tij të marra gjatë jetës të prodhimit, pikturimit të artit. Ahmeti ka njohuri për historinë, letërsinë, teorinë e artit, politikën dhe menaxhimin e artit. Ahmeti prezanton në punët e tija gjithë eksperiencën mendore dhe shpirtërore të tij në vite. Ahmet Malevija është njohës i mirë edhe i rrymave artistike të pikturës. Ahmet Malevija është artist shkodranë, që me artin e tij realist dhe së fundi abstraksionist ka lënë gjurmë artistike në artet pamore jo vetëm në Shkodër.

Ahmet Malevija piktori i njohur shkodranë ka celur 10 ekspozita në Shkodër dhe në Tiranë. Që në fëmijëri Ahmeti ka pikturuar me shumë pasion dhe me talentin e tijë të lindur për pikturën ka pikturuar shumë bukur dhe me profesionalizëm, traditën, natyrën, pejsazhe, kompozime, portrete dhe histori nga qyteti i Shkodrës dhe Shqipëria. Në “Art Studio” të Ahmet Malevisë që është një galeri shumë edukuese dhe e larmishme, janë të pikturuara shumë ngjarje, objekte, histori, arketipe me dritë dhe ngjyra.

Në punët e Ahmetit ka shumë kontraste “jo të vrullshme”, që shpesh nuk dallohen në shikim të parë, që shprehin mendjen dhe shpirtin e piktorit. Kontrastet në punët e Ahmetit janë shumë brëndshme, intime, të cilat prezantohen në pikturat e tija. Ahmeti në punët e tija në “Studio Art”, prezanton gjithashtu abstarksione lirike me teknika akrilik, të cilat i përdor me shumë finesë. Abstraksioni lirik, ekspresionizmi abstrakt në punët e Malevisë Teorikisht abstraksioni lirik është pjesë e pikturës moderniste të pasluftës.

Abstraksioni lirik evropian i lindur në Paris, nga kritiku francez i artit Jean José Marchand në vtin 1947. Abstraksioni lirik amerikan ishte një lëvizje e përshkruar nga Larry Aldrich në 1969. Abstraksioni lirik është gjithashtu një term përshkrues që karakterizon një lloj pikture abstrakte të lidhur me ekspresionizmin abstrakt, që nga vitet 1940. Ahmeti ka pikturuar portrete me bojëra vaji, kompozime nudo, në të cilat përdorë me shumë finesë ngjyrën blu, që shpreh romantizëm dhe mistikë. Ngjyra blu është një nga tre ngjyrat kryesore të pigmenteve në pikturë dhe teori tradicionale të ngjyrave. Bluja ka qenë një ngjyrë e rëndësishme në art dhe dekorim që nga kohërat e lashta.

Kompozimet nudo të Ahmetit me ngjyrën blu, janë pikturuar me linja me shumë finesë dhe sensualitet, ndjeshmëri njerëzore. Edhe në këta punë dallohet qartë ekspresionizmi abstrakt, “i fshehur” i piktorit Ahmet Malevija. Shprehja e “kontrolluar” është pjesë e personalitetit të Ahmetit, që është një njeri shumë i kujdeshmëm ne jetë dhe familjarë. Natyrat e qeta të Malevisë janë pikturuar me shumë profesionalizëm dhe prezantojnë lule shumë ngjyrëshe, fruta dhe objekte të cilat janë sa moderne po aq antike, elitare pse jo natyrale që “gjallojnë”. Tradita prezantohet në pejsazhet me bojëra vaji, me stilin klasik dhe neo-klasik, teknika vaj, portrete me bojëra vaji.

Në këta punë janë pikturuar malet, qyteti dhe deti me ngjyra të kaltra plot ndjehësi të vecantë. Në studio ka punë edhe në teknikën e tekstilit. “Shegat” e Ahmetit janë shumë të kuqe dhe prezantojnë arketipet, lagjen ku është rritur në fëmijëri Ahmeti. Ahmet Malevija po pregatitet për ekspozitën e 11-të. Në këtë ekspozitë Malevija do të prezantjë shumë kompozime të cilat i ka punuar gjatë këtyre viteve. Temat kryesore të ekspozitës janë: Portrete të njerëzve të shquar që i ka simpatizuar gjatë jetsë së tij. Ahmeti është njeri shumë i pasionuar mbas artit, muzikës dhe sportit.

Ahmeti ka një imagjinatë shumë të zhvilluar me ka një empati që shkon drejt realitetit, të vërtetës dhe kuptimit të objekteve dhe subjekteve. Ahmeti i ka përjetuar shumë mirë personazhet që ka pikturuar, mbasi kanë lënë gjurmë në mendjen, vetëdijen e tij. Në këta portrete Ahmeti ka kompozuar me shumë dashuri edhe një pikturë, portret timin me trombë, të aktiviteteve të mija muzikore. Për shkak të lidhjeve shumë të afërta familjare, ai më është gjendur afër në të gjithë karrierën time artistike, duke debatuar për muzikën me profesionalizëm. Një temë interesante që trajtohet në këtë ekspozitë të ardhshme të Ahmetit janë edhe disa punë abstrakte lirike, në figura dhe pejsazhe. Një temë shumë intersante është edhe kozmosi. Ahmeti me anë të punëve të tija prezanton kozomosin që na rethon dhe është në mendjen e Malevisë. Kozmosi është një emër tjetër për universin. Përdorimi i fjalës kozmos nënkupton shikimin e universit si një sistem ose entitet kompleks dhe të rregullt.

Kozmosi ka ndikuar pozitivisht te artisti, tek njohja e tij për botën që e rethon, duke e përceptuar si një entitet kompleks dhe të rregullt. Punë, pikturat janë trajtuar me një mënyrë të re, moderne të punimit. Pejsazhet janë trajtuar me element dekorativë dhe ngjyra gri është trendi, pjesë e modernitetit të artistit. Piktori Ahmet Malevija është artist shumë i mirë dhe profesional dhe ka vendin e tij në historinë e artit të pikturës të Shkodrës, për vlerat artistike, njerëzore dhe kulturore që përfaqëson.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu