Shkruan Qamil Gjyrezi
Qëllimi i auditit nga Foltorja të parave ruse për Bashën është për të zhvendosur vëmendjen e opininit publik nga afera e “Klubit Partizani”.
Modeli më i mirë pseudo-demokrat urban për ta bërë këtë audit fallco është Ledina Mandija, e cila po luan rolin që i kanë caktuar Berisha në këta 20 vitet e fundit dhe sidomos mbas vitit 2005 duke e emëruar Avokate të shtetit.
Nuk desha të merresha me modelin pseudo te djathtë Ledina Mandija, mbasi Mandija nuk ka asgjë të përbashkët me të djathtën e vërtetë në formë e përmbajtje! Kur Ledina Mandija u bë Zv Kryeministre me sms-në e Berishës, duke iu shërbyer Ramës nuk i “rashë” ndesh gjithmonë me teorinë se është nga Shkodra. Kur Basha e bëri përfaqësuese të së djathtës ish-pronarëve e urova, por nuk kam qenë kurrë i bindur se Mandija ka lidhje me formimin e djathtë të vërtetë përvec se është një “patericë e Berishës”. Kryetarja e auditit të Bashës po bën lojën e Berishës për të zhvendosur vëmendjen e demokratëve nga afera e Klubit Partizani, për të ciën Berisha do të thirret në Spak!
Si përfundim nuk do të zgjatem shumë, mbasi modele të tilla pseudo të djathtë Berisha ka emëruar në këta 30 vite në Shkodër e që nuk janë pak dhe i kanë bërë dëm së djathtës në Shkodër dhe zhvillimeve demokratike në 30 vite duke bërë Avokatin ose Avokaten e një politike non-grata!