Pseudo-demokracia ose modelet “psedudo-demokratike” Berisha, Ndoka, Kokalari!

0

Shkruan Qamil Gjyrezi

Pseudo-reformat janë anti-reforma dhe pseudo-demokracia është model politik që varfëron, kryesisht të djathtët e vërtetë dhe con drejt autoritarizmit. Berisha me pseudo-reformat, pregatiti shtetin autoritar të Edi Ramës dhe ka ndikuar tek reformat e vërteta dhe integrimi i vendit. Sot Berisha mbas 30 vitesh pretendon të krijojë të djathtën konservatore me “ideologen” e dështuar Kokalari, që bën vetëm biznes politik dhe me modelin e Nard Ndokës, që nuk ka asgjë të përbashkët me të djathtën konservatore. Nard Ndoka ka qenë kundërshtarë i së djathtës konservatore që në vitin 1998. Nard Ndokën, me ish-kryeministrin e tij Berisha i lidhin vetëm pseudo-reformat dhe dëmet që i kanë bërë tranzicionit 30 vjecar të dështuar në Shqipëri. A kishte më fyerje më të madhe për specialistët e mjeksisë, kur Berisha emëroi Ministër Shëndetësie Nard Ndokën?! Berisha i ka bërë dëm të djathtës historike në Shqipëri me mbështetjen e pseudo-të djathtëve dhe ish-sigurimit të shtetit. Pseudo-reformat e Berishës në 30 vite. 1.1992-Pseudo-reforma antikomuniste.

Së pari ish-byroja politike dënohet për kafe. Berisha emëron ish-komunistët dhe pseudo-demkratët në administratën publike, tatime, policia e shtetit, diplomaci dhe disa pseudo-të persekutuar që i përdori për qëllimet e tija. 2. 1995-Pseudo-reformat e ekonomisë së tregut! Berisha me ish-ministrin e financave Bode, krijuan tregun informal dhe firmat rentiere duke i bërë dëm reformave të ekonomisë së tregut 3.Berisha “kundërshtarë” i sistemit të drejtësisë. 1992-Berisha pregatiti gjygjtarë tek Plepat në Durrës, të cilët i kanë bërë dëm, drejtësisë së pavarur. Sh.B.A. kërkoi ne ate periudhe ndarjen e pushteteve dhe Berisha jepte me gjykatat e tija, vetem dënime politike për kundërshtarët e tij. 4.1992-Berisha “kundërshtarë” i pronës, ligji 7501! Reformën 7501, Berisha e realizoi me urdhëra politikë dhe me mbështetjen e ish-pronarëve të shitur për aferat e tyre. 5.Berisha me urdhera politike, nxjerr me dhune ish-te persekutuarit nga greva e urise! 1994-Berisha me urdhëra politikë nxjerr me dhunë të persekutuarit nga greva e urisë në Shkodër, Ernest Përdodën me shokë. Berisha e realizon nxjerrjen me dhunë të ish-persekutuarve me mbështetjen e pseduo-të persekutuarve që i shitën bashkëvuajtësit e tyre për pushshtet dhe përfitime personale. 6.Berisha non-grata në Sh.B.A. Sali Berisha nuk ka marrë “Urdhër nderi” nga ShBA-të Berisha është shpallur person non-grata në Sh.B.A. BERISHA KA PASURUAR VETEM “MBESHTETESIT” E TIJ! DASH (BLINKEN): “BERISHA PASUROI “ALEATET” DHE MBESHTETESIT E TIJ NE 30 VITE” (Euronews Albania 19/05/2021)! MBESHTETESIT E SALI BERISHES I KANE BERE DEM TE DJATHTEVE DHE DEMOKRATEVE TE NDERSHEM NE SHKODER DHE SHQIPERI! PERSE BASHKEPUNON SOT SALI BERISHA DHE NARD NDOKEN MBAS 30 VITESH TRANZICION!? A DUHET TE BESOJE SHKODRA DHE SHQIPNIA TEK NARD NOKA DHE SALI BERISHA?! Para 25 vitesh Ndoka dhe Berisha ka qenë kundërshtarë. Më vonë u bënë bashkëpuntorë. Ky ka qenë modeli që ka prezantuar Sai Berisha në 30 vite.

Personalisht në debatin Berisha-Pollo-Ndoka në vitin 1998, kam “mbështetur” Berishën. Më pas Berisha largoi ata që e mbështetën dhe bëri ministra dhe drejtorë kundërsharët e tij. A mund të integrohet, zhvillohet ekonomia e tregut, shteti i së drejtës me këta modele në vitin 2021?! Modelet e Berishës, Ndokës dhe së fundi Evi Kokalarit me mbështeteësit e tyre nuk mund ta cojnë përpara të djathtën konservatore në P.D.! Ata vetëm i bëjnë dëm kësaj force politike dhe së djathtës së vërtetë Fantazmat dhe modelet e së shkuarës, nuk duhet të pengjnë të ardhmen e të rinjve shqipatrë dhe integrimin e vendit në B.E.!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu