PSE GJITHË KJO HISTERI KOLEKTIVE E KONSPIRACIONISTËVE PRO-TRUMP KUNDËR ILUMINATIT?!

0
Arben Çokaj
Arben Çokaj

Nga Arben Çokaj

Iluminati1 u krijua si organizim intelektual në Bavari para disa shekujsh, për të reaguar ndaj pushtetit absolut të fesë e shtetit. Dhe tani kur baloshi ia futi koronën botës, me idenë për të fituar zgjedhjet, duke rrënuar Kinën, ai gropën më të madhe ia hapi vetes. Dhe meqë i kishte hyrë marrisë, iu fut edhe diversionit fetar e konspirativ. Prandaj edhe mori emrin balosh, se u tregua tepër i trashë! Për këtë e ndihmoi edhe dhëndrri Kushner dhe e bija Ivanka, si këshilltarë të lartë të tij. Nuk ishte fare e nevojshme të bëhej kjo gjë, dhe sot ai do të ishte një president i nderuar në mandatin e tij të dytë! Por kjo është padituria, që i penalizon njerëzit!

Të ndihmuar nga feja, e cila ka edhe një sasi të madhe fondesh, pasi bota vazhdon të jetë ende e marrë, diversionizmi i laperave të baloshit synoi ndarjen e botës në dy pjesë të mëdha, në pjesën e paditur dhe injorante, ku hynin edhe konspiracionistët e fetarët, (edhe Cako e konspiracionisti i Adelajdes, e një pjesë e katolikëve gjithashtu) në konflikt me pjesën e botës me njohuri shkencore, me logjikë e arsye. Tani baloshit i shkoi mendja se target grupi i tij është më i madh se ai tjetri, por i dolën llogaritë pa hanxhinë! Fitoi shkenca, arsyeja dhe logjika e bazuar mbi faktet, e jo fantazmagoria e injorancës konspirative, edhe pse kjo në numër tepër i madh dhe i frikshëm.

FEJA NË KONFLIKT TË PËRHERSHËM ME SHKENCËN, SE KJO IA NXJERRË NË SHESH TË PALARAT ASAJ DHE PJESËN E ERRËT TË PAVETËDIJES…

Nëse e keni ndjekur konspiracionistin Cako, po e marr si shembull ilustrues këtu, ai flet shpesh për pjesën e errët të hënës, ku fshihen sipas tij reptilët dhe nga atje, ata duan ose synojnë të komandojnë tokën, njerëzimin – atyre sipas Cakos i shërben edhe Iluminati. Nuk ka asnjë fakt shkencor që e mbështet këtë, dhe unë mund të them se nuk është ana e errët e hënës problemi, por problemi është padija emblematike e Cakos dhe njerëzve si ai, të cilët kanë pjesën e errët të tyre të trurit dhe të pavetëdijes më të madhe se dijen, se logjikën dhe arsyen dhe nuk mbështeten mbi faktet shkencore. E këtu fillon absurdi.

Feja ka kohë që e ka inatin me Iluminatin, që me krijimin e tij, pasi kjo organizatë modeste, që sot vështirë se ekziston, e sfidoi atë intelektualisht, dhe feja e nxjerrë këtë debat në dritë sa herë që gjen rastin. Baloshi donte të fitonte me ndihmën e tyre dhe ata e panë një rast të mirë t’i hynin edhe një herë, këtyre marrive e teorive të injorancës… por e humbën betejën me arsyen, me forcën e fakteve, humbën keq!

DIJA DHE PADIJA KANË QENË DHE JANË NË NJË KONFLIKT TË PËRHERSHËM, PASI DIJA IA NXHJERRË NË SHESH PADIJES TË PALARAT E SAJ, IA NDRIÇON PJESËN E TRURIT TË ERRËT QË KA!

Kjo është lufta e lashtë mes të mirës dhe të keqes, mes dijes dhe padijes. Ku feja dhe konspiracionistët duke qenë sofista dhe injorantë, duan t’i marrin njohuritë shkencore dhe t’i përdorin ato në shërbim të injorancës së tyre, duke ngjallur panik e pasiguri në popull. Duke e marrë të dobishmen e të mirën, duke e paraqitur atë si të rrezikshme dhe të dëmshme dhe duke u përpjekur për ta nxjerrë baloshin e veten të mirë, hyjnorë e shpërtimtarë. Dhe kanë edhe arsye deri diku, se gjërat nuk janë të ndara me thikë, pasi e mira absolute mungon, se ka njerëz të këqinj në të dyja palët, prandaj njerëzit abuzojnë.

Ndërsa njerëzit vdisnin përditë nga Covid-19, baloshi me laperat e tij nuk mërziteshin shumë. Nuk e kishin hallin aty te vdekjet. Ata thonin “viva la muerte”, (rroftë vdekja), siç thoshte gjenerali anti-komunist nekrofil spanjoll Miguel de Unamuno2 në vitin 1936.

Shpesh përmendi një fakt të thjeshtë, për të qartësuar qëndrimin e shkencës dhe të fesë dhe dallimin mes tyre. Rrufepritësin. Kush e zbuloi atë? Benjamin Franklin3 në bvitin 1752. Franklini e pa se vetëtima ishte një shkarkesë elektrike, e jo shpirti i keq, që gotiste kampanjolin e kishave e më gjerë. Për priftat, do të vazhdonte të sundonte injoranca, por shkenca i bëri ata, që të ndalonin rënien e këmbanave në motin e keq e me vetëtimë.

Mbretërit dhe feja ekzistojnë sepse ekziston vdekja. Prandaj baloshi që i shërbente atyre nuk e vriste mendjen për numrin e lartë të vdekjeve në SHBA, ai me laperat e tij shqetësoheshin për vaksinën “me chip”, me “nano teknologji”, “me fetus”, pa dhënë asnjë fakt e provë dhe me rrena e trillime të tjera të panumërta, duke sulmuar dhe dekurajuar ekipet mjekësore dhe shkencore në luftën e tyre me vdekjen, me pandeminë. Ata nuk e vrisnin mendjen, se nuk e kanë vrarë kurrë, se si të shpëtonin njerëzimin nga kjo pandemi, që ata vetë ia sollën botës për qëllime utilateriste.

Dhe njerëzit e paditur ose të mashtruar ose ata, si Cako e konspiracionisti i Adelajdes, që i bënin në sy vetes se janë bythë e zgjuar e sikur i dinë gjërat më mirë se tjertët, se nuk mundet njeriu me qenë aq budalla realisht dhe i pa-informuar, vazhdonin histerinë e tyre kolektive kundrejt arsyes e fakteve shkencore! Ata thonin se fiton Trump, se përndryshe botën e kapi e keqja. Por humbën, pasi në fakt ata, me ose pa vetëdije, po i shërbenin një të keqeje më të madhe, që e kishte kapur globin, e keqja e pandemisë dhe e tjetërsimit të realitetit objektiv. Ata të gjithë bashkë e kishin futur botën në një hulli çmendurie, që mori fund deri diku me rënien e thesit të mishit…


Referenca:
1. Illuminati është një emër i dhënë për disa grupe, si reale ashtu edhe fiktive. Historikisht, emri zakonisht i referohet Illuminatit Bavarez, një shoqëri sekrete e epokës së Iluminizmit, e themeluar më 1 maj 1776 në Bavari, sot pjesë e Gjermanisë.
2. Miguel de Unamuno y Jugo (29 Shtator 1864 – 31 Dhjetor 1936) ishte Spanjoll … Unamuno u kthye në Spanjë pas rënies së Gjeneralit Primo de Rivera … Thuhet se në Salamanca, ditën kur u kthye në Universitet, Unamuno … diku në një auditor, dikush thirri moton: “¡Viva la Muerte!” dhe që aty u bë motoja “rroftë vdekja” si moto e nekrofilisë!
3. Në ato që më vonë u bënë Shtetet e Bashkuara, konduktori i shufrave të rrufesë, e quajtur gjithashtu një tërheqës rrufeje ose shufra Franklin, u shpik nga Benjamin Franklin në vitin 1752, si pjesë e eksplorimit të tij novator të energjisë elektrike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu