Shkruan Sokol Pepushaj
Sonte potesta regjistroi “suksesin” e radhës
Protestuesit bënë “namin”. Tullumbacja e shumë ditëve mbahet e fryrë vetëm nga entuziazmi i ca mediave që bërtasin sikur transmetojnë ndeshje futbolli dhe krijojnë situata të paqëna, sikur diçka do ndodhë, sikur ndeshja është e fortë.
Policia si qengj, i lejon nturmat të kalojnë kordonin e të mësynin godinën. Por, sapo vajtën para derës, Basha u tha: Ndaloni, bëni çiçin aty e nisuni andej nga Parlamenti…
Ketu, tek kuvendi, ndodh e përhershmja. Monika nxjerrrë shamine e ja ka nisë
“valles”, se andej nga Mona nuk ka gaz lotesjelles. Ka nisë një këngë për varfërinë, ndërkohë që fëmijet e saj janë ne Angli e harxhojnë rreth 16 000 euro në muaj, bilbilos për ekonominë, nderkohe që ka vetem ne nje vile 11 banjo dhe ka dhomë, kuzhine e banjo edhe për maçokun!
Kurse të gjoret protestues, që nuk e dinë ç’kërkojnë janë kënaqur duke qarë në cep të shamisë, se u djegin syte prej gazit që lëshon Lleshi i Zi.
As ata nuk e dine pse qajnë, Basha iku ca kohë të hajë një darkë, ndërsa Rama u bë i gjallë me një battue në Twiter dhe me një foto duku nga vëndet arabike. Kurse Ilir Meta, me qetësi e dashuri lutet që të mos bëni sherre të forta. E ndërkohë që nuk ka asnjë sherr, disa djegin ca vetura. Kjo ndodh sapo flet Meta.
Policia nuk ka fare autobote sonte, pasi nuk ka nevojë për ujë me presion. Në këtë pike është kujdesur lideri i protestës Lulzim Basha. Ai e kish llogaritur protestën për sonte, një natë e ftohtë dhe me shi…
Gjithsesi, nje gje e mirë eshtë arritur. Gjithë Shqipëria ka internet falas. Ka kaluan mbi 1 000 000 numri i Paswordeve me Rama ik.
Kudo ku nuk keni internet, provon o Rama ik, o Ramma ik ik, o Rama ik Pi*dhu dhe lundroni pa para…
Protestuesit që kanë bere rrugë nga gjithë Shqipëria nuk dine gje, a jane për Rama ik, apo per Basha ik, pasi ka aty nga të gjithë, demokratë e socialistë, varfanjakë që duan byrekë të bushin barkun dhe milionerë që bëjnë foto me iPhone 1000 dollareshe dhe kanë frikë vetting-un.
Pas pak , sa të lotojnë në cep te shamisë protestues e policë, sa të hanë një darke Basha e Rama, sa të mbajë edhe ca fjalime për varfërinë Monika, protesta do mbyllet, për ta “rrëzuar” herën tjeter Ramën!