Priten arrestime të bujshme! Katër klanet dhe 20 familjet mafioze tërbohen dhe kërkojnë përkrahës me vullnet skllavi!

0

Të gjithë kanë vetëm një hall, që kur Amerika dhe BE arritën të krijojnë strukturat ligjore dhe perceptimin popullor se Vetting-u do jetë i modelit kroat, Edi Rama që për respekt të sinqeritetit të të shkruarit “ftohtë”, është personi më i akuzuar si hajdut në tërë historinë njerëzore të pushtetushtrimit, Sali Berisha që akuzohet për krime e vjedhje, Presidenti Meta me bashkëshorten Kryemadhi që kanë mbi shpatulla shumë “xhevahire” vjedhjesh, grabitjesh, vrasjesh…

Shkruan Sokol Pepushaj

Kohë paradoksesh… Budallai i lagjes bëhet deputet, deputeti fukara bëhet milioner, milioneri që deri dje fshinte qyrrat me mëngë, bëhet me makinë qindramijëra dollarëshe, me hotele e motele, me prona e llogari të majme bankare, e madje del edhe studiove televizive e fiton audjencë, audiencë që të nxjerr sytë nëse dikush shkruan se ku i mori gjithë këto “resurse” ky gomar e zog gomari. Pra, anormalja merret si normale e normaliteti si shkarje nga rruga e shkelur, me vullnet të skllavit në substancë e kostilacion shpirti, të ushqyer nga sheikët që gjithmonë, por më shumë sot, kërkojnë studiove a tubimeve përkrahës me vullnet skllavi. Kjo, shumë e dukshme, pasi të gjithë e dinë se pushtetarët e politikanët janë të tërë hajdutë përgjatë 28 viteve të fundit, po “ushtri” të tëra sulmojnë hajdutin kundërshtar politik e mbrojnë hajdutin që me vullnet skllavi e adhurojnë.

E keni vënë re si duartrokitet Monika kur flet për fëmijët e varfër të këtij vëndi dhe tregon me “dhimbje” se si fëmijët e saj po “vuajnë” në Londër, pasi sistemi i Kryeministrit e Presidentit ja kërcënon! Pra, duartrokitet se fëmijët e Monikës i “kercënuaka” burri i Monikës! Jo këto paradokse idiote por as vjedhjet galopante apo kriza ekonomike në skaj të durimit njerëzor, megjithëse kanë tronditur nga themelet politikën hajdute, sa Ilir Meta mendon se i plas ndokujt kur “qan” si legen se mund t’ja rrasë vetes plumbin në tëmth si Mehmeti, për të shpëtuar milionat nga sekuestro, nuk kanë zgjuar ende vrullshëm nga lluca vullnetet popullore për të krijuar cunamin kundër gjithë hajdutëve që përpëliten e po kërkojnë gjoja sjellje ndryshe njëri-tjetrit, duke u tallur me këtë popull. Bëjnë sikur zihen, bëjnë sikur kanë divergjenca, qasje të kundërta, por nuk kanë fare substancë besimi.

Të gjithë kanë vetëm një hall, që kur Amerika dhe BE arritën të krijojnë strukturat ligjore dhe perceptimin popullor se Vetting-u do jetë i modelit kroat, Edi Rama që për respekt të sinqeritetit të të shkruarit “ftohtë”, është personi më i akuzuar si hajdut në tërë historinë njerëzore të pushtetushtrimit, Sali Berisha që akuzohet për krime e vjedhje, Presidenti Meta me bashkëshorten Kryemadhi që kanë mbi shpatulla shumë “xhevahire” vjedhjesh, grabitjesh, vrasjesh…, shefi i opozitës Basha që flitet se ka vjedhur deri lopatat me zift në Rrugën e Kombit, nuk kanë si ta ndjejnë rehat rehatinë me të cilën kanë qeverisur, duke u sjellë keq me popullin e urtë e butë me njëri-tjetrin.

Të papriturat e protestëbërjes që nisën me një skenar për një popull me vullnet skllavi, krejt ndryshe do përfundojnë. Këtë fund të zi e përshpejtojnë edhe zgjedhjet në Parlamentin Europian, ku rezultati është historik e burokratët social u shkrinë si vesa para diellit. Europa tashmë është në sinkron me Amerikën dhe epoka e re Trump, normalisht tërbon në këtë prag burgu të pashmangshëm katër klanet mafioze, me Metë e Berishë, me Ramë e Bashë, si dhe 20 familjet që mendohet se kanë nga mbi 400 anëtarë. Pra, arrestime të bujshme priten.

Amerikanet nuk investohen të arrestojnë ca miza që qëndruan mbi plehra, që kullufitën ca kafshatë qyl, por janë këtu të sekuestrojnë milionerët që hynë në politikë pa brekë e dolën me të pasur se të kishin marrë rrogën e gjithë Presidentëve Amerikanë në 243 histori… Po, po, llogaritë bëhen shumë lehtë. Të më thotë njëri nga qeveritarët apo politikanët si bëhen miliona në një treg si Shqipëria, ku asgjë nuk prodhohet?! Në perëndim, ku një artikull prodhohet e tregtohet në miliarda kopje, biznesmeni nuk e shton milionin e dollarëve për shumë vite, apo jo? Do shëmbej sistemi kapitalist sikur bizneset më të fuqishme të Globit të kishin 10 për qind të fitimit të cilitdo prej deputetëve a qeveritarëve shqiptarë. Po këta Doc. Prof. tanë analfabetë, 100 dollarëshin edhe pse me rrogë sa një punëtor i rëndomtë në perëndim, për një vit e bëjnë, si me thënë, 10 milion dollarë!

Pra, të gjithë, të majtë e të djathtë, janë sulur të pastrojnë milionat, të shesin prona e të fshehin para, të blejnë flori me kuintalë, thua se ky vend është parajsa e kësaj toke. Këta, të gjithë, janë në rresht drej sekuestros e burgut, pasi janë të akuzuar e të evidentuar si milionerë të ardhur nga hiçi. Edi Rama si hajdut, këto 6 vite, përballë rrymave mbështetëse, krijojë socializëm me hajdutë, sikundër Sali Berisha që si komunist, përballë ngacmimit popullor e ndërkombëtar, pat krijuar antikomunizmin me komunistë.

Në këto kushte ekonomia ka rënë përtokë, drejtësia nuk ka adresë dhe pangopshmëria e hajdutëve ka dalë sheshit, sa zorrët e shqiptarëve protestojnë se nuk kanë ushqim. Prandaj ka rënë kjo qeveri, prandaj do burgosen të gjithë hajdutët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu