Primaret ose politika “anormale” e Sali Berishës!

0

Shkruan Qamil Gjyrezi

Që mbas datës shpalljes si person non-grata dhe mbas 9 Tetorit, Sali Berisha organizon aktivitete të cilat përfaqësojnë politikën anormale. Anormalitetet, shpikjet politike njihen në historinë e kësaj fushe dhe i përdorin vetëm diktatorët, udhëheqësit anti-demokratë dhe autoritarë duke manipuluar ndjekësit dhe mbështetësit. Anormaliteti politik fillon të bëhet pjesë e personalitetit të këtyre politikanëve të gjitha niveleve. Më vjen shumë keq për demokratët e ndershëm edhe ata të zhgënjyer me rezultatet elektorale të PD-së mbas 2013, por në të gjithë këta vite në opozitë prania e Sali Berishës ka ndikuar negativisht. Këtë e tregoi edhe vendimi Departamentit të Shtetit Amerikan për shpalljen si person non-grata të Berishës sëbashku me familjen e tij.
Si fillim mbas përjashtimit nga grupi parlamentarë shpiku Foltoret, që sic deklaron Zoti Basha për treshen Berisha-Rama-Meta:
“Njëri kordinon sulmin mbi PD, tjetri financon foltoren, tjetri zbaton skenarin për shkatërrimin e PD”!Më pas i’u premtoi demokratëve të zhgënjyer se Basha do të largohet më 11 Dhjetorë, më pas më 18 Dhjetorë, pastaj më 5 Janarë, pastaj me sulmin terrorist më 8 Janarë mbi selinë e PD-së.
Të gjithë shqiptarët e ndoqën me figurë këtë sulm anormal edhe ndërkombëtarët shikuan si Sali Berisha u largua me “bisht ndër shalë” nga selia e PD-së me datë 8 Janarë 2022. Mbas kësaj disfate, shpiku primaret me qëllim për të gënjyer shqiptarët dhe ndërkombëtarët se po bën përzgjedhje demokartike për kandidatët për zgjedhjet e 6 Marsit.

Së fundi gjoja ka bërë shpikjen e fundit primaret, që nuk janë asgjë tjetër përvec se mashtrimi i radhës për demokratët e ndershëm me qëllimin e vetëm për të përcarë PD-në për qëllimet e tija personale. Cdo natë Berisha dëgjon dhe shikon deklaratat e Departamentit të Shtetit Amerikan kundër kandidaturës së tij në krye të PD-së, por përsëri pavarëisht 78 vjec, vazhdon shpikjet e tija në dëm të demokracisë dhe demokratëve të ndershëm, duke shpresuar se do ti imponohet amerikanëve.
Në të gjithë këtë teatër absurd, ku marrin pjesë “ish-llumi i PD-së” dhe një grup budallenjsh që e mbështesin Berishën në shpikjet e tija, gjoja primare dhe sekondare, ku nesër do të zhvillojnë seancën e radhës, votimin në dëm të PD-së. Sinqerisht ndihem keq për njerëzit që marrin pjesë në këta aktivitete politike, votime jo ligjore dhe absurde dhe i shkojnë mbrapa një politikani të akuzuar sic është Berisha. Por të gjitha gjoja kandidaturat që do të votohen nesër, tallen me Berishën dhe Berisha tallet me ta. Sic e shkruajta në fillim primaret janë shpikjet anormale të Berishës dhe foltorexhinjve, mbasi ka vetëm një PD, me kryetarë legjitim Lulzim Basha. PD Foltore dhe PD primare nuk përfaqësojnë asgjë përvec inateve dhe shpikjeve anormale të Berishës. Politika nuk fitohet me inate, mbasi inate kanë vetëm kafshët që nuk janë të vetëdijshëm.
Të gjithë kordinatorët e sulmit mbi PD, të cilët koordinojnë dhe financojnë foltoren dhe primaret, që duan të zbatojnë skenare për shkatërrimin e PD-së, sic janë Rama, Berisha dhe Meta dhe me një “Vagon llumi” ish-drejtues të PD-së që fshihen mbas “grilave” në Shkodër, dhe në mbrapaskenë “jargaviten” për këtë tragji-komedi, do ta marrin përgjigjen nga shqiptarët e ndershëm.
Karikaturat mediatike on-line të Shkodrës dhe në Bashkitë ku do të zhvillohen zgjedhjet e pjesëshme në Shkodër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë, Dibër dhe Lushnje, nuk e kanë hallin tek qytetarët e nëpërkëmbur nga Edi Rama, por tek kandidaturat që nuk kanë të bëjnë me PD-në, të primareve, me tituj bombastikë: “Lajm i orës së fundit, dha dorëheqjen x dhe y kandidaturë e primareve! Po reagon gjoja një “kandidat” i primares së datës 30 Janarë ose premtimet për shpëtimin e Shkodrës të një pri maristi që nuk përfaqësojnë PD-në!?Absurditeti dhe anoramliteti i këtij teatri zhvillohet shumë mirë virtualisht, falë FB, ku marrin përgëzime dhe urime nga mbështetësit, miqtë dhe kushërinjtë për suksesin e primareve anoramale.
Fali Zot se nuk dijnë cfarë bëjnë, ose më mirë lëri Zot të “thyejnë qafën” në rrugën e tyre anormale dhe shumë qesharake!
Po e mbylli opinionin me reagimin e PD-së për emrat e primareve: “Emrat e shpallur sot nga Sali Non-Grata, nuk janë kandidatë të Partisë Demokratike”!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu