Primaret e Sali Berishës pa parti, 22 kandidatë për 6 bashki/ Ja si po ecën votimi

0

Anëtarët e Partisë Demokratike që u mungon sigla, në 6 bashki të vendit prej orës 08:00 po votojnë lidhur me emrat që janë kualifikuar si kandidatë në garën e brendshme mes demokratëve për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Përmes parimit një anëtar një votë, për herë të parë, demokratët do të vendosin me votën e tyre të drejtëpërdrejtë lidhur me emrin që më pas do të garojë si kandidat zyrtar për kryebashkiak.

Për të 6 bashkitë në garë janë 22 emra, ku numri më i lartë i kandidatëve është në Shkodër dhe Rrogozhinë, më pas vjen Lushnja, Dibra, Durrësi dhe Vora.

Komisioni i Rithemelimit të PD-së ka prezantuar dje, 29 janar listën me kandidatët të cilët do të garojnë në Primaret ditën e sotme.

Procesi i votimit po ecën normalisht dhe ai do të vijojë deri në orën 17:00.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale ka njoftuar dje se nëse do të ketë ende votues procesi do të vijojë edhe pas orës 17:00, deri kur edhe anëtari i fundit i PD në degën përkatëse të ketë votuar. Nga raportimet në terren mësohet se pjesëmarrja e deritanishme është e kënaqshme, bazuar edhe në temperaturat e ulëta që po shoqërojnë vendin.

Kandidatët që garojnë në Primare për secilën bashki.

DIRËR

1.Behar Baudin Dema, ekonomist

2.Dafina Bajrarn Muda, psikologe

3.Premtim Riza Kryemadhi, arsimtar

DURRËS

1.Ardian Mihal Muka, inxhinier urbanist

2. Silvja Xhemal Gjepali, IT

LUSHNJE

1.Arben Ibrahim Zaimi, jurist – avokat

2.Elton llir Bano, jurist- avokat

3.Eurion Ylli Iljazi, arsimtar edukimi fizik

4.lndrit Hysen Qerimi, arsimtar edukimi fizik

RROGOZHINË

1. Eqerem Ymer Deliu, ekonomist

2. Hajrulla Muharrem Tafa, arsimtar

3. Hekuran Selman Xhani, mjek veteriner

4. Sokol Xhemal Gosa, arsimtar histori-gjeografi

5. Vladimir Selman Manushi, mjek dentist

SHKODËR

1. Alfred Ernest Kocobashi, jurist

2 . Arben Xhavid Maliqi, jurist

3. Astrit Myfid Bushati, Jurist

4 . Bardh Ali Spahia, Mjek

5.Irena Lodovik Shestani Shala, ekonomiste

6. Irma Musa Kopliku Alushi, pedagoge matematike

VORË

1.Luan Gani Beta, Inxhinier

2.Lulzim Sefer Vrana, Ekonomist.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu