Presidenti Joe Biden deklaron se do vëndos veton nëse republikanët miratojnë projektligjin për abortin

0

Presidenti amerikan Joe Biden u zotua sot se do të përdorë të drejtën e vetos për të mbrojtur të drejtat e grave nëse republikanët fitojnë shumicën në Kongres në zgjedhjet e muajit të ardhshëm dhe miratojnë një ligj që ndalon abortin në të gjithë SHBA-në, raporton Reuters.

Agjencia britanike e lajmeve shkruan se demokratët e Biden mund të humbasin shumicën e tyre në Dhomën e Përfaqësuesve, ndoshta në Senat, në zgjedhjet afatmesme.

Nëse demokratët kanë më shumë senatorë dhe mbajnë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, Biden tha se ai do të nënshkruajë një projektligj në janar që do të sigurojë të drejtën e grave për një abort në të gjithë Shtetet e Bashkuara.

Në mënyrë që projektligji të ndalohet, republikanët duhet së pari ta miratojnë atë në Kongres, por ai nuk mund të hyjë në fuqi nëse Biden nuk e nënshkruan atë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu