Presidenti gati të dekretojë datën e zgjedhjeve

0

Pas shumë konsultimesh, presidenti Bajram Begaj, pritet të dekretojë datën e zgjedhjeve lokale 2023, brenda të enjtes së 27 tetorit.

Kodi zgjedhor parashikon se Presidenti e dekreton datën e zgjedhjeve jo më vonë se 9 muaj nga mbarimi i mandatit, çka përkon me fundin e muajit tetor. Përfundimi i mandatit të kryebashkiakëve në detyre është 27 korriku, datë kur KQZ 4 vite me parë, shpalli zyrtarisht rezultatin e vendoreve të 2019.

Kreu i shtetit duhet të dekretojë një datë mes 15 prillit dhe 15 majit, por në tryezën e tij nga partitë politike është hedhur si propozim data 14 maj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu