Arben Ahmetaj do të jetë zv.kryeministri i Qeverisë Rama 3, duke zënë vendin e Erion Braçes. Emri i tij u bë publik nga kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë së PS. Ai ka dhënë dhe emrat e tjerë të kabinetit, duke rikthyer ish-ministra dhe rikonfirmuar disa nga ata që janë aktualisht.
Gjithashtu, kabineti i ri do të ketë dhe 4 ministra shteti. Aty është rikonfirmuar Elisa Spiropali, ndërsa të tjerët janë Edona Bilali dhe Bora Muzhaqi, si dhe Milva Ekonomi si Ministre për Standartet dhe Shërbim.
EMRAT E KABINETIT TË RI “RAMA 3”:
Edi Rama – Kryeministër
Arben Ahmetaj – Zëvendës kryeministër /Ministër i Rindërtimit
Olta Xhaçka – Ministre e Jashtme
Niko Peleshi – Ministër i Mbrojtjes
Ulsi Manja – Ministër i Drejtësisë
Bledi Çuçi – Ministër i Brendshëm
Delia Ibrahimi – Ministre e Financave
Belinda Balluku – Ministre e Infrastrukturës
Ogerta Manstirliu – Ministre e Shëndetësisë
Evis Kushi – Ministre e Arsimit
Frida krifca – Ministre e Bujqësisë
Mirela Kumbaro – Ministre e Mjedisit
Elva Margariti – Ministre e Kulturës
4 Ministrat Shteti:
Elisa Spiropali – Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin
Edona Bilali – Ministre për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Bora Muzhaqi – Ministre për Rininë dhe Fëmijët
Milva Ikonomi – Ministre për Standartet dhe Shërbim