Popujt dhe plagët…

0

Shkruan Hasan Muzli Selimi

Do të doja të mos isha ti
Me ma shkelë me këmbë lëdninën mbi krye.
Lindur në kushtime vetjake,
Vemendja të erdhi prej historie.
S’harrohesh, përgjigjen e lag në kumte.
Kohët vdesin, harrimi, harrim, kujtimet, besëprera,
Në data të caktuara, lot e lavdi martohen bashkë.

Kur lexoj këngën tënde, hesht e mendoj.
Në këngë dua të vendos diçka
Me më shndritë shkrimi edhe pse unë në letër shkruaj.
Tani unë u bëra si ti… ligjërimin ia fal kohës,
Këngën e melodinë i vesh me buzagaze
Flakë lëshon fjala ime, shkrihet në mote.
Le të vringllijnë armët, ajo digjet prush,
Shkreptimtare, e moçme, pishtare që s’lëshon tym, dielli fshihet, ka frikë,
Terri afrohet tinëzisht, ti mbjell ëndrra,
Unë qerpikët t’i numëroj sa herë qepallat t’iu bëjnë roje syve.

Atë që gatuante kohën ti e shikoje me njërin sy hapur,
Gjumit i thoshe: merru me tjetrin sy,
Dorës ia tregoje shpatullën… forca bind kohën,
Zemres i thoshe: qëndro, kështu fitoj edhe mbi gurët.

Nuk doja të jam ti,
Linda krejt ndryshe.
Dua t’i dëgjoj bëmat e tua,
Ta përqafoj folenë e pëllumbave kur ka edhe gjarpër
Që rri mbështejllë në vezën e paçelur.
Mbase ai ka me ngordhë, po unë helmin do t’ia mbaj… me ia percjellë kohës,
Një ditë me e djegë forcën me puthje prej helmit të tij,
Vetë me rilindë si plagët,
Kohës me ia tregue admiralët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu