Shkruan Qamil Gjyrezi
Politikat dhe politikanët jokoherentë dhe konjukturalë, nuk kanë të bëjnë me liberal-demokracinë e djathë pro perëndimore. Sindroma e jokoherencës në jetë e politikë është edhe e prejardhur, vjen nga arketipet njerëzore, ose është pasojë e botës post-moderne dhe zhvillimeve digitale dhe pandemise.
Politikanë ‘konjukturalë’, ka patur në Shqipëri që mbas pvarësisë, në diktaturë dhe sidomos në vitet e tranzicionit të detyruar nga e kaluara e tyre me ish-komunizmin, ish-sigurimin dhe sidomos mbas viteve 90-të, si vazhdimësi e së kaluarës të dyshimtë. Por politikanët jokoherentë janë produkt i politikës të paqartë jokoherente 33 vjeçare dhe sidomos të këtyre 20 viteve të fundit.
Politikani është një figurë publike, që krahas të bërit politikë duhet të ndikojë tek elektorati edher si figurë e qëndrueshme për fjalët që thotë dhe veprimet politike që ndërmerr. Në ditë tona, sidomos në politikën ballkanike dhe sidomos në Shqipëri këta 20 vitet e fundit jemi ndeshur shpesh me qëndrime jokoherente dhe konjukturale. Të qënit konjuktural edhe i shkon pak, politikës si fushë, por në asnjë mënyrë politikës së djathtë dhe liberal-demokracisë. Nuk kam asgjë personale me Gazment Bardhin, e aq më tepër nuk kam vlerësim për pretendimet e tija për të qenë pjesë e ‘politikës së lartë’, që ai ëndërron dhe mendon se përfaqëson.
Gazment Bardhi është thjeshtë një deputet që është zgjedhur me votat e demokratëve më 2021 dhe kulmi i tij politik e profesional ishte emërimi ministër në qeverinë PD-PS. Pikërisht këta vite të qeverisjes së shkurtër të tij, mund të ketë lindur edhe ‘afeksioni’ politik, për kryeministrin aktual Rama. Kurse të qënit drejtues i grupit parlamentarë i PD-së është një pozicion politik i rëndësishëm dhe mendoj se Bardhi nuk ka personalitetin politik të djathtë për ta përfaqësuar PD-në, perëndimore të djathtë. Në këta vite sidomos mbas 8 janarit Gazment Bardhi ka përjashtuar, një grup ‘rithemelimsash’ dhe e kanë përjashtuar nga institucionet e PD-së, dyshja Berisha-Noka, Paloka dhe mbështetësit e tyre. Mendoj se të qënit i përjashtuar dhe nëse ke përjashtuar është provë e të qënit jokoheret dhe konjuktural, me idenë për të arritur qëllimet diabolike politike, që janë vetëm iluzion, të bërit Kryeministër.
Një provë tjetër e jokoherencës, janë edhe ngjarjet e Elbasanit në vitin 2021 Bardhi është i akuzuar gjithashtu për vrasjen e Xhuvanit?! Edhe në Elbasan Bardhi shfaqi jokoherencë politike duke ndërmarrë ‘nisma’ të cilat kërkojnë vëmendje dhe një studim të caktuar profesional dhe politik, per parandaluar situatën e krijuar në realitet nga bandat e krimit dhe përfaqësuesit të Rilindjes. Mbas 33 vitesh tranzicion, Shqipëra ka nevojë për politikanë të djathtë dhe të majtë me taban, që nuk punojnë për interesa personale, por për problematikat që po kalojnë njerëzit e përditshmëm, ekonomi, siguri, stabilitet, duke penguar shpopullimin masiv. Modelet politike, post-moderne shquhen për jokoherencë, ‘pak moral’, bipersonalitet që vjen nga arketipet, që nuk kanë të bëjnë me liberal-demokracinë e me të djathtën e vërtetë.
Prandaj modeli tipik i jokoherencës dhe konjukturave, në opozitë është Gazment Bardhi, dhe disa politikanë të tjerë të djathtë dhe të majtë.. Siç e shkruajta më lart, në këtë opinion-analizë, nuk kam asgjë personale, por që në daljet e tij të para në politikë, ishte modeli i politikanit që artikulonte mirë ?! Por Bardhi nuk kishte përmbajtje dhe nuk prezantonte modelin që kanë nevojë shqiptarët dhe sidomos PD dhe nuk dihet si ka ardhur në politikë!? Jokoherenca dhe konjuktura e Gaz Bardhit, dallohet qartë me qëndrimet e tija politike, jo vetëm mbas deklarimit të Berishës non-grata, por edhe përpara, kur ishte ministër i qeverisë së përkohëshme biles dhe si drejtues politik qarku edhe në Shkodër. Zgjuarsia popullore e përshkruan shumë mirë ‘personalitetin e dyfishtë’ të Gaz Bardhit. Populli thotë, se ai ‘burri’ që qëndron në dy karrige, do ti zërë ‘koqet’ pisk. Politika kërkon edhe burrëri dhe konseguencë politike, pa ofenduar gjininë femërore, që në historinë politike botërore dhe shqiptare kanë mbajtur qëndrime politike burrërore dhe koherente, simbas situatës.
Politikën ‘bipersonale’dhe jokoherente të Bardhit e kam ndjekur dhe konstatuar, qëkur ishte drejtues politik në qarkun e Shkodës në ‘votimin kundër’ për kandidatët për deputetë në 2021. Gaz Bardhi e drejtonte vetë këtë votim biles duke qëndruar tek kutia e votimit, për të qenë i sigurtë se ‘skema e tij’ do të funksiononte, me emrat e kandidatëve që kishte biseduar paraprakisht. E shkruaj publikisht, që Bradhi ishte i interesuar që kandidatë të sigurtë të ishin mbështetësit e Berishës dhe asnjë i Bashës si kryetarë PD-je. Për demokratët e thjeshtë votimi kundër ishte i ndërlikuar dhe nuk dha asnjë rezulatat për PD, për përzgjedhjen e kandidaturave për deputetë në vitin 2021 në qarkun e Shkodrës. Në vitin 2024 demokratët properëndimorë, promamerikanë, që mbështesin SPAK dhe reformën në drejtësi e kuptojnë politikanët jokoherentë dhe konjukturalë të Shkodrës që mbështesin Bardhin dhe Berishën. Bardhi do ta kuptojë më vonë që janë pikërisht ky kontigjent që do ta tradhëtojë Bardhin, mbasi Berisha e ka lojën diku tjetër. Sali Berisha nuk bën kryetarë PD-je, individë që i kanë përmendur aferat korruptive të të familjes dhe sidomos fëmijët. Votimi kundër në 2021 realizoi politikën e ‘fshehtë’ të Bardhit dhe Berishës, ose lojën e Bardhit kundër Berishës dhe Bashës, që në lista të ishin vetëm ata që në të ardhmen do të mbronin Bardhin kunder kundër Bashës dhe demokratëve perëndimorë por edhe kunder Berishes! Në listat e Shkodrës dhe Këshillin kombëtarë, duhet të ishin kandidatët që i interesonin Gazment Bardhit për të dalë në krye dhe për të qenë kandidaturë për Kryeministër me oligarkët që e mbështesin. Lëvizjet e fundit të Bardhit dhe grupit që e mbështet e vërtetuan gjithashtu, një lojë të tillë jokoherente dhe konjukturale.
Në Shkodër në 2021 Gaz Bardhi, takonte të gjithë kandidaturat për deputetë në një lokal në Shkodër, duke i dëgjuar dhe natyrisht ‘investiguar’ së çfarë qëndrimi do të mbajnë në të ardhmen në favor të politikës së tij shumë të stërholluar jokoherente. Politika që bën Gaz Bardhi dhe ata që e mbështesin, janë thjeshtë një konjukturë politike, për një vend në lista për deputet dhe tipikë të aftë për të qenë, ndërmjet PD-së dhe Rithemelimit, për interesa personale. Po citoj thënien popullore, “Për inat të s’ime vjehrre, shkoj e fle me mullixhinë” e cila i shkon për shtat politikës jokoherente të Bardhit dhe centristëve të tij. Por Gaz Bardhi harron se ‘Mullixhinjtë’ me të cilët bashkëpunon kanë eksperiencë dhe kanë bërë këtë lojë në 33 vite dhe në vitet e komunizmit duke ia dalë.
Një opinionist deklaronte mbrëmë se Bardhi dhe të gjithë ‘gazbardhistët e lojtarët që janë pranë Berishës, në lojën për Kryetarë do të ndeshen me kandidaturën e vajzës së Berishës ose ndonjë kandidaturë tjetër që e ka ndërmend Doktori!? Si përfundim nuk e bashkojnë PD-në, politikanët jokoherentë dhe konjukturalë. Ata punojnë për një ulëse në parlament, për të siguruar ‘bythën e tyre’ dhe mbështetësit e tyre. PD perëndimore e ka kandidatin për kryeminsitër Z. Basha, dhe ka të gjitha burimet politike, intelektuale e njerëzore për një Shqipëri ndryshe, duke refuzuar politikën jokoherente 33 vjeçare dhe klanore në dëm të Shqipërisë.