Politikani italian i Erion Veliajt qënka i lidhur me “Harabelin” e Ajolës

0

Italiani Lorenzo Grassini, i cili u servir në mediat e kontrolluara nga kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, si politikan italian që nuk u lejua të takohej me kryetarin e bashkisë në qelinë e burgut, në fakt rezulton të jetë një sipërmarrës e asgjë më shumë. ‘Politikani’ italian i Veliajt, Lorenzo Grassini, jo vetëm rezulton sipërmarrës, por çuditërisht na del biznesmen në fushën e artit, që merret me blerjen dhe shitjen e veprave të artit, biznes që e zhvillon kryesisht në Shqipëri.
Këtë rezyme të jetës së tij prej biznesmeni dhe jo ‘politikani’, siç e ka servirur media e Veliajt, e ka konfirmuar vetë Grassini në një emision televiziv në Shqipëri, ndërsa një deklaratë e tij mbi biznesin ku operon, hedh hije të forta dyshimi mbi lidhjet e tij me kompaninë e Ajola Xoxës, Harabeli, teksa edhe kjo e fundit, operon në tregtinë e veprave të artit.
‘Kam shumë miq shqiptarë në Itali, e frekuentoj Shqipërinë më shumë se 20 vjet, jam edhe rezident në Shqipëri. Vij shpesh, një herë në muaj dhe punoj këtu. Punoj në fushën e financave dhe drejtor një fond investimesh që operon në veprat e artit. Ne blejmë dhe shesim vepra arti. Unë jam sipërmarrës, nuk jam politikan’.
Mjafton kjo deklaratë që SPAK të shtojë më shumë hetimin ndaj çiftit Veliaj-Xoxa, për të zbuluar lidhjet e këtij ‘politikani’ biznesmen, që nuk u lejua nga autoritetet për të takuar në qelinë e burgut, kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu