Po ndodh/ Zyrtarët serbë që punojnë në Policinë e Kosovës dorëzojnë uniformat

0

Lista Serbe ka vendosur sot që pjesëtarët e saj të largohen nga institucionet e Kosovës.

Goran Rakiq ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit për Komunitete dhe Kthim. Ai ishte ministri i vetëm serb në Qeverinë “Kurti 2”.

Pas vendimit, edhe zyrtarët serbë që punojnë në Policinë e Kosovës kanë zhveshur uniformat.

Ky vendim është marrë pas një takimi të zhvilluar sot në mesditë në Zveçan. Lista Serbe është partia më e madhe e serbëve në Kosovë.

Njoftimi i saj ka ardhur pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, i cili ka refuzuar që të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në RKS – Republika e Kosovës.

Pas vendimit, edhe zyrtarët serbë që punojnë në

Pas vendimit, edhe zyrtarët serbë që punojnë në

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu