Shkruan Ndue Lazri
Gëzuar 8 Marsin, amore mio!
Planet dashurie
Kur të njoha ty, zbulova një planet të ri,
ndonëse astronom nuk kam qenë asnjëherë,
papritur m’u shfaqe nuk di nga ç’yllësi,
dhe në çast i harrova gjithë yjet e tjerë.
Hyre në orbitën time me hiret e tua,
e s’pata nevojë për teleskop e observatorë,
për të zbuluar planetin e bukur grua,
mjaftoi të shetisnim parqeve dorë për dorë.
Mjaftoi t’i gdhija netët bashkë me ty,
e diellin ta përshëndesnim tek dilte mbi rrëpirë,
të ta ndjeja lotin e brishtë në sy,
në çaste gëzimi a në moment të vështirë.
Ti erdhe tek unë, planet dashurie,
me kostalacione lulesh, me shpirtin e gjerë,
dëshiroj të të fal një det lumturie,
por ti meriton universin e tërë.
Sot