Pjesëmarrje e lartë votuesish në Mal të Zi, dy kandidatët kryesorë

0

Gazetarja e ABC News, Linda Karadaku në një lidhje me studion e Edicionit Qendror mbrëmjen e sotme, është shprehur se votimi për presidentin e ri në Malin e Zi, vazhdojnë dhe se po ashtu pjesëmarrja sidomos në pjesën veriore dhe qendrore ka qenë shumë e lartë.

Ajo ka shtuar se në zonat me popullsi shqiptare ka pasur një pjesëmarrja më të ulët, pasi edhe partitë shqiptare ende nuk kanë dalë në mbrojtje të një kandidati.

Linda tha se në garë janë 7 kandidatë, ndërsa dy pretendentë janë, Milo Gjukanovic dhe Andrija Mandic.

Procesi i votimit vazhdon deri në orën 20:00, ka pasur një përqindje të lartë të votuesve në pjesën veriore dhe qendrore të vendit, shifra më të ulëta ka qenë në Tuz.

Kujtojmë që sot kandidojnë 7 kandidatë për president.

Kandidojnë kandidatë dhe të rinj në moshë, por që kanë mbështetësit e tij.

Politikanët shqiptarë nuk kanë pasur një thirrje të qartë mbështetjeje për elektoratin e tyre, kanë thënë që të votojnë kë të duan ata. Në raundin e dytë do të shikojmë se kë do të mbështesin shqiptarët.

Dy kandidadët pretendent  janë, Milo Gjukanovic dhe Andrija Matic”, tha Linda Karadaku.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu