Pimaret/ Nishani: Ky është shembulli i demokracisë

0

Ish-Presidenti i Republikës dhe njëherazi anëtar i Komisionit të Rithemelimit, Bujar Nishani ka përshëndetur zhvillimin e primareve në PD, në kuadër të kandidatëve për zgjedhjet lokale të pjesshme të 6 marsit.

Në postimin e tij në Facebook, Nishani shprehu respektin dhe mirënjohjen për angazhimin qytetar e politik të anëtarë të Partisë Demokratike në Durrës, Shkodër, Peshkopi, Lushnje, Vorë, Rrogozhinë dhe ka theksuar se nesër kanë në dorë provën e dytë për shqiptarët se e vërtera, e drejta, transparanca dhe dinjiteti funksionojnë.

Postimi i plotë i Bujar Nishanit:

Të dashur miq, anëtarë të Partisë Demokratike në Durrës, Shkodër, Peshkopi, Lushnje, Vorë, Rrogozhinë, duke shprehur të gjithë respektin dhe mirënjohjen për angazhimin qytetar e politik që ofruat në proçesin e propozimeve të kandidaturave për zgjedhjet e pjesëshme lokale, ju uroj përzemërsisht sukse në këtë betejë që nis.

Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike miratoi kandidaturat e ardhura prej jush si vullnet i lirë qytetarie nga ana juaj.

Ky ishte shembulli i parë i demokratëve për të gjithë shqiptarët se si demokracia dhe liria duhet të funksionojë.

Nesër, ditën e dielë ju keni në dorë provën e dytë për shqiptarët se e vërtera, e drejta, transparanca dhe dinjiteti funksionojnë.

Duke marrë pjesë masivisht në votimin e primareve për të përcaktuar kandidatin e përfaqësimit tonë në garën e 6 marsit në bashkitë tuaja, juve do të rivendosni edhe njëherë themelet e pluralizmit dhe përfaqësimit të drejtpërdrejtë të qytetarit në vendimarrje.

Ky është akti më madhor i demonstrimit të së drejtës, vërtetës dhe integritetit, jo vetëm për ne si Parti Demokratike por për të gjithë shqiptarët.

Më datën 6 mars, ju do të tregoni provën e tretë dhe më madhore sëbashku me të gjithë ata qytetarë patriotë në bashkitë tuaja, për ti dhënë vlerën që i takon lirisë, reagimit qytetar, ambicjes për qeverisje reale dhe për qytetarin, dimensionit të shqiptarit.

Suksese për ditën e nesërme !

Jemi të gjithë me ju, me zemër, me shpirt, me mëndje e vetëdije qytetare.

Beteja jonë e përbashkët është e gjatë por do të jetë veç triumfuese sepse është beteja për Shqipërinë ndryshe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu