Pilotja tregon se si iu bllokua parashuta në 1200 metra lartësi

0

Pilotja Egestina Levani deklaroi se ka pasur një moment të vështirë në sportin e skydiving.

Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Levani u shpreh se iu bllokua parashuta në 1200 metra lartësi.

“Kjo ka ndodhur para 4-5 vitesh. Ne, në momentin që do hipim në avion, kemi përgatitjen tonë, kontrollojmë materialet. Ndodhi që, edhe pse e vendosa shumë mirë parashutën, ne kemi një si tip facolete që quhet slider, është ajo që ngadalëson hapjen e parashutës dhe doja ta mbyllja.

Harrova gjënë kryesore, materiali nuk ishte i imi personal. U përpoqa të ulja këtë slider-in poshtë, më bllokohet në një nga komandat e velës. Lartësia, në momentin që hapa parashutën ishte 1200 metra, në 1000 metra mbi nivelin e tokës, unë kisha këtë problem”, theksoi ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu