Pheniani lëshon predha artilerie si “paralajmërim serioz” për Seulin

0

Koreja Veriore ka thënë të mërkurën se ka shtënë me predha artilerie në ujërat afër kufirit me Korenë Jugore, si paralajmërim për stërvitjet ushtarake të Seulit.

Ushtria Popullore Koreane ka nisur të shtëna “kërcënuese dhe paralajmëruese drejt ujërave lindorë dhe perëndimorë si kundërmasë e fuqishme ushtarake”, ka thënë Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë, sipas një deklarate të publikuar nga agjencia shtetërore e lajmeve, KCNA/

Në deklaratë është kërkuar që Seuli “të ndalë menjëherë provokimet nxitëse, të cilat përshkallëzojnë tensionet ushtarake në frontin e luftës”.

Seuli ka thënë se Koreja Veriore ka nisur më shumë se 250 predha artilerie në gjirin perëndimor dhe atë lindor, në zonën kufitare që ndan dy vendet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu