Klodiana Lala: Z.Berisha, para pak ditësh, ish-zëvendës drejtori i Përgjithshëm i AKSHI-t, Danjel Shima u zhduk pa gjurmë përreth 10 orë. Ju keni bërë deklarata të forta duke thënë se ai është mbajtur peng nga banda kriminale. A mund të a thoni nëse keni prova për këtë?
Pyetja e dytë: Kandidatët e partive politike janë duke deklaruar të gjitha shpenzimet në zgjedhje, por deri më tani PD, dhe ju personalisht nuk keni deklaruar pagesën që keni bërë për Chris LaCivita. Kur do ta bëjë publike Sali Berisha, dhe kur do ta deklarojë këtë pagesë?
Berisha: Siç e dini, AKSHI është shpallur botërisht, si sipërmarrja personale e Edi Ramës, bashkëshortes së tij, baxhanakut të tij, Fangu.
Ju e dini se janë publikuar nga mediat, dokumente, regjistrime, biseda e famozit Geron Meçe i cili hiqej si nje padron i AKSHI-t, për shkak të lidhjeve që kishte me Armand Fangun. Pra shkon dhe bisedon Gerondi dhe ky personi tjetër i thotë Geronit që më ndihmo mua të fitoj atë tender atje, sepse ka të dhëna të qarta që ti, e dominon krejtësisht AKSHI-n dhe se ABS që ishte gjoja kompani e Geronit, është kompania e Armandit, e baxhanakut, dhe se gjysma më e mirë e Edi Ramës, Linda, ndërhyn rëndon në tendera.
Gerondi i pohon të gjitha këto. Sepse Gerondi që ta dish ti, i kishin futur çimkat në tavolinë. I kanë publikuar mediat këto dhe kanë dalë në artikuj.
Tani që Armand Frangu është përmendur për 60 mln euro aty te AKSHI, kjo është gjë shumë e zakonshme, e kam denoncuar atë me dhjetëra herë.
Tani doli se një prokuror që e ka emrin Vladimir Mara e kishte dosjen. Tani më thoni se ku janë këto dosje. Kishte dosje ku ishte regjistruar dhe ndërhyrja e Lindës.
Tani i kërkojnë Marës, prit kur ta mohojë tani ky, i kërkojnë këtij Marës që të zhdukë regjistrimet. Mara kërkon ti zhdukë, ndërkohë i shkon mesazhi që i thotë; zhduki po deshe, por kopja e tyre ekziston. Dhe u zhbllokua zhdukja.
Pra, që ti bëjmë disa sqarime.
Në të gjithë këtë furtunë, një njeri që i dinte të gjitha dhe njifte çdo gjë për këto, çfarë zhvillohej brenda, ishte Shima, Danjeli. Danjeli ishte zv.drejtori dhe nga ana teknike ishte drejtori, sepse ishte njeri i fushës. Ky i dinte të gjitha këto, i vëzhgonte, përpiqej ti parandalonte, por aq fuqi kishte.
Tani më thuaj mua pak, ju pyes unë ju? Cili zyrtarë i lartë është kërcënuar personalisht nga Edi Rama? Danjel Shima është ndër më të paktit zyrtarë të lartë që është kërcënuar personalisht nga Edi Rama. Edi Rama nuk e ka përgënjeshtruar asnjëherë këtë.
Kur një zyrtar, apo një qytetar akuzohet për një gjë konkrete, detyrimi i tij para publikut është ta përgënjeshtroj. Keni lexuar ndonjë deklaratë të Ramës që ta përgënjeshtroj? Unë nuk kam lexuar asnjë.
Ky u kërcënua nga Edi Rama dhe po të garantoj, që të themi një gjë. Arben Ahmetaj ka mbi 1 vit që e ka bërë deklaratën për Shimën.
Së dyti, erdhi këtu ndrikulla Karçanaj, Mirlinda. Pas disa orësh në Skap, mesa duket dikush i paraqiti asaj dëshminë e Danjelit. Dhe nga këtu, drejt e në zyrë shkarkon Danjelin, sikur ai të mos ishte zv/drejtori i përgjithshëm dhe nuk mundej kurrë ta shkarkonte në atë mënyrë.
E shkarkoi. Po pse e shkarkoi? Se Danjeli dinte gjithçka për sipërmarrjen private të AKSHI-t të Edi Ramës.
Tani vijmë tek momenti tjetër.
Danjeli në rrugë, i bën mesazh partneres ose nënës, nuk e di mirë. I thotë po më arrestojnë. Kush të arreston? Të arreston vetëm policia në një vend, në rrugë, askush tjetër. Tani njerëz me uniformë e kapën. Thuhet se, këta me uniformë e futën në makinë e nisën. Tani këtu e ke një të drejtë, dhe unë e kam lënë me mëdyshje. Sepse e nisën drejt Qytetit Studenti ku shkon në Surrel. Shkon në Surrel. Nga QS shkon për 5 minuta në tunelet e Surrelit.
Pastaj thanë e kthyen për Elbasan. E ndoqën me kamera gjer këtu e gjer atje, dokrra. Si përfundim, Danjeli ka dy javë që asnjë gazetar, asnjë zyrtar, asnjë njeri nuk i ka shkuar në shtëpi për të parë se çfarë pësoi ky njeri, si ishte ky.
Po sa për u zemërova me partneren, i thonë të tjerët. Ato si beson kush kurrë.
Përveç kësaj, qytetari dixhital thotë se, 1 muaj përpara Danjelin e quan tek Troplinët, por ata për disa ndikime shoqërore, nuk e di pse, i dhanë ultimatumin por nuk e torturuan. Por i thanë se, por çele gojën ke këtë e atë, por Danjeli e çeli gojën dhe u dërgua atje, sipas qytetarit digjital 4 orë me shkopinj bejsbolli e torturuan dhe mezi ka mbërritur në shtëpi.
Ky variant është deklaruar dhe nuk ka asnjë kundërshtim për të, asnjë reagim. Nuk ka pse, nuk mund të reagojë Edi Rama, sepse Edi Rama e ka kërcënuar atë. Dhe nuk reagon dot prokuroria. Mbajmë një shënim thotë. Nuk reagon dot policia, se segmente të saj mund të kenë ditur, nuk mund të them se, e ka organizuar, por Ardi Veliu është i aftë të organizojë çdo lloj akti sepse i përket falangave të ish-policisë sekrete të Enver Hoxhës i stërvitur për krime më të shëmtuara, edhe ky Proda.
Tani, unë nuk them se nuk kam deklaruar. Tani deputetët po deklarojnë shpenzimet personale. Sepse, nga deputetët që kanë bërë fushata kanë shpenzuar me dhjetëra, qindra, mijëra euro në këtë e këtë veprime.
Sali Berisha nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë personale, sepse fushatën time e ka mbuluar PD. Pra çfarë shpenzimesh kam bërë unë në turneun në mbarë Shqipërinë, është bërë nga PD.
Ka një ligj i cili përcakton afatin ligjon kur Partia Demokratike do të deklarojë shpenzimet dhe unë të garantoj se PD do të deklarojë çdo qindarkë.
Cila është koha që përcakton ligji këtë nuk të them. KQZ-ja ka shpërndarë formularë për deputetët për të deklaruar shpenzimet, por jo partitë. Partitë kanë një afat ligjor.
Kandidatët e tjetër kanë deklaruar shpenzime të sponsorizuar nga xhepi i tyre.