Kryeministri Edi Rama ka rinisur pak minuta më parë takimet me drejtuesit politikë të qarqeve me të cilët po punohet për të hartuar listën e kandidatëve për deputetë, për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Sipas informacioneve takimet po zhvillohen në vilën 30 dhe i pari që është parë të hyjë ka qenë drejtuesi i qarkut Kukës, Eduard Shalsi. i cili ka detyrën më të thjeshtë nga të gjithë drejtuesit sepse Kukësi ka vetëm 3 mandate. Në total PS do të ketë 1 mandat në listë të mbyllur që është Shalsi dhe diskutimi bëhet për tre kandidatë në listë të hapur.
Rama ka zhvilluar takime më herët, që në orën 09:00 të mëngjesit të së dielës, me drejtuesit politikë të PS-së ku është njohur nga sekretari i organizativ i PS me listën e kandidatëve për deputetë të qarkut Dibër. Rama mësohet se ka folur me Kumbaron, Becin, Sakon, Niko Peleshin, Bledi Çuçin.
Deri në orën 18:00, Rama do të presë drejtues të 3 qarqeve përkatësisht të Tiranës, Ogerta Manastirliun dhe Elisa Spiropalin, drejtuesin politikë të Elbasanit Arbjan Maznikun dhe të Beratit Ervin Demo.”