Përfliten për një lidhje, aktori turk flet për Hande Erçel: Jam i shokuar

0

Hande Erçel së fundmi është komentuar në mediat turke për një lidhje me aktorin Kerem Bursin. Dyshja luan së bashku në serialin “Sen Çal Kapimi” dhe sipas dëshmitarëve ata janë parë shumë të afërt gjatë xhirimeve e kjo ka qenë arsyeja e thashethemeve. Madje u tha se Hande u nda nga i dashuri i saj, këngëtari Murat Dalkiliç pikërisht prej Keremit.

Mirëpo si Hande, edhe Kerem i hodhën poshtë këto fjalë dhe deklaruan se ata janë vetëm miq. Kerem së fundmi ishte i ftuar në një emision turk ku nuk mungoi pyetja për Handen. Aktori tregoi se ai është shokuar kur e ka njohur sepse pa që ajo është një person shumë i ëmbël dhe aspak egoiste. “Ajo është një njeri shumë i mirë, më motivon, na motivon të gjithë stafin. Është e ëmbël dhe e dashur me të gjithë. Nuk është aspak egoiste. Nuk e prisja. Jam shokuar”-tha Kerem./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu