Për të fituar Bashkinë e Tiranës…

0
Shkruan Zef Ndreka
Nuk është e pa mundur të fitohet Bashia e Tiranës edhe pse opozita për arësyet që i kemi thënë me dhjetra herë gjendet e përçarë.
Mjafton një herë të ulen inatet dhe të fitojë llogjika në përzgjedhjen e kandidaturave fituese.
Rasti i Tiranës e imponon atë.
Foltorja ka nisur një proçes primarësh për të përzgjedhur kandidatin. Por, asnjë nga sondazhet nuk i nxjerr fitues kandidatët e artikuluar. Dhe kjo ndodh për shkak të profileve të tyre të ulëta ose peshave të tyre të lehta, si profesionalisht, si politikisht.
Nuk po merrem me profilet e shpallura deri më tani, ku do veçoja më të mirin ndër to Bogdanin. Por edhe ai nuk përmbush, sondazhet flasin qartë.
Kjo e ka detyruar Berishën të ndërpresë proçesin e mëtejshëm të primareve brënda Foltorës së tyre. Sondazhet e kanë vënë Berishën në dilemë.
Berisha e di mirë se po humbi Bashkinë e Tiranës ka humbur në gjithë vëndin!
Atëhere, ku është zgjidhja?!
Asi mbetët Jorida Tabaku, kjo Doktoreshë e Shkencave Ekonomike. Ajo, sigurisht nqs pranon kandidaturën konsensuale, mbetet sot më potencialia e opozitës për të përmbysur klikën dhe për të rikthyer Bashkine tek demokratët.
Është profili i saj intelektual, profesional , politik si dhe bindjet e djathta të saj për shkak të karrierës, të historisë familjare gjatë rregjimit komunist që flasin qartë.
Askush tjetër si ajo, nuk është e angazhuar si akademike në fushën e menaxhimit të financave publike, në fushën e sipërmarrjes dhe menaxhimit të biznesit të vogël e të madh, në angazhimet e jetës publike e politike.
Tashmë Jorida Tabaku, ka përvojën e mjaftueshme si nënkryetare e Bashkisë së Tiranës, si Zv/Ministre e Integrimit, si nën kryetare e PD-së, si deputete e Kuvendit.
Jorida Tabaku është figura më e plotë politike sot dhe më përbashkuesja e opozitës.
Pjekuria dhe eksperienca e saj, janë garancia që sjell profili i Joridës për ndryshimet e shumë pritura të realitetit të Tiranës. Veç të tjerash, Jorida Tabaku me aftësitë e saj, do të jetë në gjëndje të prodhojë politika pro biznesit për t’i dhënë frymë ekonomisë të Tiranës që është kapur keq nga babëzia e Ramës dhe Veliaj.
Jorida Tabaku ka profilin më të lartë dhe peshën më të rëndë politikevsepse vjen si pjesë e stafit te Universitetit të Tiranës që nga viti 2002 .
Jorida Tabaku vjen si ish Zv.Ministre e Integrimit e vitit 2009.
Në vitin 2011, ajo ka eksperiencën e nën kryetarës së Bashkisë se Tiranës.
Nga viti 2013 ka qënë deputete e Tiranës dhe anëtare e komisionit te Ekonomisë dhe Financave.
Më pas, në vitin 2017, përsëri deputete dhe zv.kryetare e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave.
Për të gjitha këto, Jorida Tabaku është e kundërta e Erion Veliaj.
Përballë tyre, votuesit e Tiranës do të bëjnë qartë dallimin ndërmjet injorancës , babëzisë, korrupsionit, pangopshmërisë , mafies shkatërruese të qytetit e të gjithë vëndit që përfaqëson Veliaj me Ramën dhe figurës së Zonjës Jorida Tabaku, kësaj figure të pjekur e të përgjegjëshme për një Tiranë të jetueshme që duam.
Ndaj Jorida Tabaku do të jetë jo vetëm konkurruese dinjitoze por alternativa më bindëse e fituese e Bashkisë së Tiranës.
Është profili i saj i lartë që duhet të vërë urgjentisht në mendime gjithë opozitën për t’u bashkuar.
Vetëm kështu do të mund të fitojmë Tiranën dhe gjithë Shqipërinë…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu