Për Mirelën…

0
Poezi nga Alfons Grishaj
Për Mirelen
Ka ca kohë i falem pijes
Dhe qiellin e pi në kupë,
Ç’ më shijon gërmimi i dijes
Kur kafe kam timen çupë.
Ndezi cigaren në votër
Dolli “Henesi Paradajs” ,
Duke iu fal të bukrës Shkodër,
Pranë meje nimfa – vajzë.
Burojnë kujtimet por si krua,
Zile zgjimi , hukam n’ paqe,
Kur kam pranë vashën- grua
Më ndizet gjaku – sy e faqe.
Atje ku më përplas shqotë
Si timonier çaj në rrymë,
Sëri mbush të zjarrtën gotë,
Dhe vashës i shijoj frymë..
Qindra zogj prapa në kopshtë
Ketrat mbi deg’t e zhveshura,
Qilim gjethesh përfton vjeshtë
Mbushim kupat me të qeshura….
Nga qiell gri flokëron borë
Vash më thotë, “mos pi shumë!”
Prap me penë e got në dorë
Krillem brenda si në lumë.
Në gëzime shoqe e shokë,
Tym cigaresh, verë si përroj,
Puhiz n’ shpirt e paq në tokë
Zot e vashë i adhuroj .
Tek mbledh vjollca vasha ime
Shkrirë me petlat tok me erë…
Gjerdan ozoni e frymëzime
Si meze shkojnë me verë.
Dhe kur të shkoj n’ tjetrën jetë
Pranë Zotit n’ at’ qemerë…
Vash’ , miq kam me i përshëndetë
Bash me kupën plot me verë!
Vrik me erën që tërbohet
Si tornedo shkon shpirti im…
Mbështjell kupën q’ lartësohet,
-Për vashën-grua deri në amshim!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu