Për mbrojtjen në Hagë ish-drejtuesit e UÇK-së, Kosova ka shpenzuar mbi 6 milion euro

0

Kosova ka dhënë mbi 6 milionë euro për mbrojtjen e të akuzuarve në Hagë, gjatë periudhës janar-nëntor të këtij viti.

Në këtë buxhet përfshihet mbështetja financiare e familjarëve të të aukuzuarve. Ministria e Drejtësisë është shprehur se “Për mbrojtjen e të akuzuarve në Hagë si dhe mbështetjen e financiare të familjareve të tyre gjatë këtij viti, janar e deri më sot, janë shpenzuar 6,304,327.67€.”

Kujtojmë që ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe njëkohësisht ish-drejtori politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjendet në Hagë që prej 5 nëntorit 2020.

Bashkë më Thaçin, të akuzuar janë dhe ish-eprorët e tij të UÇK-së, si Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Të akuzuar janë edhe Salih Mustafa dhe Pjetër Shala në cilësinë e ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

Më 18 maj të këtij viti, ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, u dënuan me nga katër vjet e gjysmë burgim.

Gjykatësi Charles Smith III, në deklaratën e tij tha se: “Në emër të popullit të Kosovës, trupi gjykues ju shpall fajtorë për: pengim të personave zyrtarë në kryerjen e veprimeve zyrtare nëpërmjet kërcënimit të rëndë, pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare nëpërmjet pjesëmarrjes në veprime të përbashkëta të një grupi, frikësim sipas procedurës penale, shkelje të fshehtësisë së procedurës nëpërmjet zbulimit të paautorizuar të informacionit të fshehtë të nxjerrë në procedura zyrtare, shkelje të fshehtësisë së procedurës të zbulimit të paautorizuar të identitetit dhe të dhënave personale të dëshmitarëve të mbrojtur”.
Demi më tani Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj janë shpallur të pafajshëm për akuzën e hakmarrjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu