PD-Metës: Ligji për Butrintin antikushtetues, mos e dekreto

0

Partia Demokratike, përmes deputetes Ina Zhupa, i kërkon Presidentit Ilir Meta të mos e dekretojë ligjin e mazhorancës për menaxhimin e Butrintit.

Në një dalje për mediat nga selia blu, deputetja demokrate paraqiti një letër kreut të Shtetit, ku shpjegohen arsyet pse ligji nuk duhet dekretuar.

Në dokument thuhet se ligji është antikushtetues sepse bie në kundërshtim me Konventën e Parisit 1972.

Po ashtu, thuhet se ligji është formë koncensionare, e cili prodhon një model të administrimit privat me të drejta të plota mbi Butrintin.

Sipas PD, modelet e paraqitura nga ministria si referencë për menaxhimin e Butrinti nuk kanë asnjë të përbashkët me Ligjin dhe ky është një model që nuk ekziston në asnjë vend të botës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu