PD-ja, nuk është bërë “synet”, por është tredhur!

0
Shkruan Zef Ndreka
Duket si fataliste, por është e vërtetë.
Dalja e foltorës në politikë pas shpalljes non grat-a të Berishës familjarisht nga Amerikanët dhe Britania e Madhe e ka vulosur tredhjen e PD-së.
Foltoristët me Berishën në krye nisën aksionin per interesat përsonale të këtij të fundit per të bërë “synet” PD-në. Për ta pastruar, për ta organizuar e për ta bërë më të fortë, më demokratike. Madje, u zotuan se brënda 6-muajsh do të rrëzonin rregjimin kriminal të Edi Ramës përmes shumë rrugëve, duke përfshirë edhe revoltën popullore dhe mosbindjen civile.
Se çfarë ka ndodhur dhe po ndodh, tashmë po e shohin edhe vetë mbështetësit e Berishës, të cilët janë plotësisht të hutuar në situatën e re, sidomos të krijuar pas akuzave nga SPAK-u për korrupsion.
Në të vërtetë, çfarë bëri Foltorja gjatë këtyre dy viteve?!
Ajo thjeshtë u përdor nga interesat e familjes Berisha per të ndërtuar një Kalà mbrojtëse për to, në luftë me drejtësinë dhe ndërkombëtarët, sidomos me SHBA-të dhe Anglinë. Jo vetëm kaq, por Foltorja duke besuar tek “lideri historik”, tek komunisti i konvertuar me urdhër në demokrat, u përdor per te ndikuar në shkatërrimin përfundimtar të PD-së, në përçarjen dhe copëtimin e saj në mënyrë të pariparueshme. Armiqësia brënda PD-së dhe grupit opozitar ka arritur në një fazë ku pamundësia e bashkëpunimit më tej e grupimeve që përbënin PD-në duket qartë. Asnjë nga drejtuesit e grupimeve nuk mendon për demokratët por për interesat përsonale duke u përpjekur sejcili të ndërtojë Kështjellën e tij, sado e vogël të jetë ajo.
Sot, mund të themi se Foltorja e kreu misionin e saj.
Nga njëra anë përdorej si fasadë me terma të bukura demokratike, nga ana tjetër përdorej për të sulmuar kundërshtarët brenda PD-së, duke ruajtur jetëgjatësinë e pushtetit të Ramës, i cili sa mundi e ka faktorizuar Berishën si kryeopozitar për ta mundur lehtësisht sa herë të përballen në elektorat.
Sërish lind pyetja:
Kush do mund të realizojë bashkimin e këtyre copëzave të PD-së në një front të vetëm?!
Sot nuk mund të gjendet një njëri përbashkues, sepse Foltorja e kontrolluar nga Berisha dhe që përbën pjesën më të madhe të opozitarëve brënda ish PD-së, janë kundër PD-së zyrtare dhe se zor ti bashkohen realisht thirrjeve të Bashës të 11 dhjetorit në Pallatin e Kongreseve.
Grupimet e tjera, të Gazmend Bardhit, të Agron Shehaj dhe atij asnjanës, janë pothuaj inekzistente dhe pa asnjë rol në politikë por vetëm për të trazuar me zhurmë pa prodhuar politikë.
Politika shqiptare tashmë është e kontrolluar nga më të fuqishmit e botës, nga SHBA-të. Ato, si Perandoria politike më e fortë dijnë si ta pastrojnë rrugën e tyre nga kundërshtarët e demokracisë.
Por ndërkohë, politika e derisotme e tyre e ka “tredhur” PD-në dhe ndihmën kryesore e ka dhënë Berisha me Foltorën e tij.
Fati i Edi Ramës deri sa të ndodh bashkimi i PD-së, ku lideri i ardhshëm të dalë nga vota e gjithë demokratëve.
Ndaj, e shikoj PD-në e sotme të “tredhur” pa të ardhme.
Pikërisht për këtë, nevojitet një hap i madh, i guximshem për të ruajtur pluralizmin, por më lidër me integritet që nuk thyejnë embargo, nuk vrasin qytetarët e vet, nuk shesin detin, etj…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu