PD e Alibeajt do të regjistrohet në zgjedhje, Indrit Sefa pas vendimit: Na u mohua për 10 ditë nga Celibashi, ai nuk mund të bëjë interpretime në kurriz të ligjit

0

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, Indrit Sefa, ka komentuar vendimin e marrë ditën e sotme nga KAS lidhur me regjistrimin e PD-së në zgjedhjet e 14 Majit.

Në një deklaratë për mediat Sefa u shpreh se vendimi i komisionerit shtetëror të zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ishte në kundërshtim me ligjin dhe vendimi i marrë ditën e sotme është mëse i drejtë për Partinë Demokratike.

“Edhe nga vetë reagimi i sekretari të përgjithshëm tha që është interperetim i komisionerit dhe këto interpretime nuk mund të bëhen në kuriz të ligjit.

PD mori një vendim të drejtë sot i cili për më shumë se 10 dit u mohua nga komisioneri. Ky është një moment për PD që të fillojë për fushatën zgjehdore e cila është në derë”, tha ai.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi dy ditë më parë refuzoi për herë të dytë regjistrimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë në zgjedhjet vendore të 14 majit, duke mos u tërhequr nga kërkesa e tij për paraqitjen e deklaratës solemne me firmë të Lulzim Bashës.

Celibashi argumentoi vendimin e marrë se Lulzim Basha rezulton kryetar i Partisë Demokratike sipas regjistrit për partitë politike në gjykatë, ndaj dhe angazhimi solemn nuk mund të nënshkruhet nga Enkelejd Alibeaj.

Ndërkohë sot, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhje me kryetar të komanduar Enkelejd Alibeajn, duke rrëzuar kështu vendimin e KQZ-së.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu