Pastrimi i politikës duke shkelur ligjet, lojë e rrezikshme

0

Analisti Neritan Sejamini i ftuar në emisionin Të Paekspozuarit në MCN TV ka koemntuar lidhur me akuzat që SPAK ka ngritur ndaj Sali Berishës. Ai ta se shkelja e ligjeve nga drejtësia e re në emër të pastrimit të politikës është një lojë e rrezikshme.

Sejamini është kundër çdo përpjekjeje për të justifikuar pastrimin e politikës shqiptare, duke shkelur të drejtat e njeriut, nga njerëz që nesër mund të abuzojnë vetë.

“Ne mund të biem dakord se kemi udhëheqës të korruptuar që kanë humbur shansin e Shqipërisë për t’u zhvilluar, janë pasuruar etj. Dhe këtu biem dakord të gjithë. Çështja që nuk biem dakord është se si ta zgjidhim këtë problem. Ka dy mënyra për ta zgjidhur, e para ne do ta zhdukim këtë klasë politike, se në fund të ditës do të kemi një Shqipëri pa Sali Berishën, pa Edi Ramën, pa Arben Ahmetajn.

Kjo mua më duket mënyrë e rrezikshme, sepse ne harrojmë një gjë, ai që e bën këtë shkelje të ligjit është sërish njeri. Çfarë bën ai, pasi e ka fituar këtë pushtet? Do të abuzojë për hesapin e tij. Unë jam dakord që Sali Berisha të shkojë në gjyq dhe të përgjigjet për çdo gjë. Pyetja ime është: A duhet t’ia shkelim të drejtat Sali Berishës në këtë proces apo jo? Unë them që jo, sepse, në konceptin tim, asnjë e mirë kolektive nuk mund të justifikohet me shkeljen e të drejtave të një njeriu të vetëm”.

Më tej ai shtoi se sanksionimi i Berishës është bërë me një qëllim të vetëm, për të ndikuar opinionin publik shqiptar, pasi sipas tij, ai është mjet i politikës së jashtme amerikane.

“Amerika e përdor kudo dhe thotë se unë po sanksionoj disa persona që vetë popullsia e këtyre vendeve të reagojë dhe t’i shmangë nga jeta politike dhe t’i distancojë dhe kështu përmirësojmë politikën. Kjo në Shqipëri dështoi, madje dha efektin e kundërt, sepse z. Berisha u zgjua. Tani, ne, në mënyrë arbitrare, edhe do t’i hapim një proces së diskutueshëm, meqë nuk e arritëm me non grata-n?

Mund të jetë dhe mund të mos jetë kështu. Jam krejtësisht kundër çdo përpjekjeje për të justifikuar pastrimin e politikës shqiptare, duke shkelur të drejtat dhe duke sajuar krime që nuk ekzistojnë, fajësi për ligje, për vendime qeverie. Kurrë nuk e kam menduar se mund të mbahet përgjegjës një ministër për një vendim të Këshillit të Ministrave, apo një deputet për një vendim të Kuvendit. Prokuroria po na thotë, për herë të parë në historinë e botës, se edhe këtu mund të mbash përgjegjësi. Mua më duket e rrezikshme kjo lloj loje”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu