Pas heqjes së sanksioneve, Donald Trump takim me Presidentin e përkohshëm të Sirisë

0

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të zhvillojë ditën e sotme një takim me homologun e tij sirian, Ahmed al-Sharaa.

Takimi i tyre do të zhvillohet në Riad, pak përpara Samitit të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit, sipas BBC.

Ky takim vjen pasi administrata e Shtëpisë së Bardhë hoqi sanksionet ndaj Sirisë. Në Siri sakaq njerëzit dolën në rrugë për të përshëndetur lajmin se Trump do të takohet me al-Sharaa.

Heqja e sanksioneve nga ana e Shteteve të Bashkuara ka ndihmuar Sirinë që të shpëtojë nga përkeqësimi i ekonomisë së saj, teksa shteti është në rimëkëmbje. Këro sanksione u vendosën për të ndëshkuar regjimin e Assad-it dhe të bëhej një tranzicion politik, por me rrëzimin e tij dhe ardhjen e përkohshme në pushtet të al-Sharaa, SHBA hoqi këto masa të rrepta duke lënë mundësinë e rindërtimit të infrastrukturës së shkatërruar, rikthimin e investimeve të huaja dhe normalizimin e marrëdhënieve diplomatike me perëndimorët.

Kreu i Task Forcës për Emergjencat për Sirinë, Mouaz Moustafa, është shprehur pozitiv për këtë takim mes dy presidentëve, duke e cilësuar madje shpresëdhënëse për shtetin e tij.

“Për herë të parë në dekada, Siria ka shpresë. Kombi i shkatërruar nga lufta tani ka mundësinë të bëhet një demokraci e begatë, e qëndrueshme dhe e sigurt. Populli sirian mund të ringrihet dhe miliona refugjatë mund të kthehen në shtëpitë e tyre”, shprehet Moustafa.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu