Pas dy vitesh u mblodhën në seli, Salianji optimist: Do të zmadhojmë opozitën

0

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka përshëndetur bashkimin e një pjesë të demokratëve ditën e sotme, të cilët pas dy vitesh janë rikthyer në selinë blu.

Salianji tha se demokratët kërkojnë bashkim dhe Shqipëria ka nevojë për një opozitë të fortë.

Deputeti njëherësh ka bërë thirrje jo vetëm për rezistencë por edhe për sulme të mëtejshme kundër korrupsionit.

“Demokratët e kanë dhënë verdiktin, duan bashkim! Shqipëria ka nevojë për opozitë të fortë e cila pa bashkim është e dobët. Bashkimi është hapi i parë për çdo transformim e zmadhim të opozitës! Tashmë detyra jonë është të forcojmë verdiktin e demokratëve dhe nevojë e shqiptarëve. Këtë detyrë po bëjmë sot, asgjë më shumë. Vendimet e mëtejshme nuk janë vetëm rezistenca por veprimi me gjithë fuqinë tonë ndaj rrezikut serioz që i kanoset vendit nga korrupsioni dhe sundimi i Ramës!”, ka shkruar Salianji.

Sot një pjesë e grupit të Partisë Demokratike u bashkua, ku edhe Gazment Bardhi u shfaq nga selia blu, për të vijuar më pas me mbledhjen e grupit parlamentar.

Bardhi tha se sot demokratët bëhen bashkë për të dalë në terren, për tu kthyer nesër në forcë udhëheqëse në qeveri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu