Pas Can Yaman, edhe Demet Ozdemir surprizohet me një çmim!

0

Mbrëmjen e djeshme aktori i serialit “Një puthje në errësirë” të cilin e ndiqni çdo ditë në 3Plus, u nderua me çmimin si aktori më i mirë. Në udhëtimin e tij drejt Beirutit, e shoqëroi kolegia e tij, Demet Ozdemir, njëkohësisht ko-protagoniste e po të njejtit serial.

Mirëpo, teksa për Can të gjithë e dinin që do merrte këtë çmim e të gjithë mezi prisnin mbërritjen e tij, mbrëmja gala rezervoi surpriza edhe për Demet. Edhe ajo ka marrë po të njejtin çmim, si vlerësim për rolin e saj në serialin “Një puthje në errësirë”, pra çmimin si “aktorja më e mirë”. Seriali i njohur është pëlqyer në mbarë botën dhe këtë e vërteton pikërisht fakti që të dy aktorët, po vlerësohen me çmime jo vetëm brenda Turqisë por edhe jashtë saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu