Partia Demokratike akuzon vëllain e Kryeministrit Olsi Ramën për lidhje me trafikun e drogës

0

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka reaguar pas komentit të kryeministrit Edi Rama për dekretimin e Begajt për Komisionet Hetimore.

Bardhi shkruan se tashmë Rama nuk e fsheh më as rolin e tij si President. Po ashtu ai ka theksuar se koha kur Shqipëria pretendon që të jetë si gjithë Evropa, po perëndon me qeverisjen e Ramës. Sipas Bardhit, tashmë vendi ynë është në garë nëse do u bashkohet standardeve të Rusisë apo të Koresë së Veriut.

“E kuptojmë plotësisht që Edi Rama nuk e fsheh më rolin e tij, edhe si president i Republikës! Ai na tregon çfarë mund dhe çfarë nuk mund të bëjë presidenti i Republikës. Avokatia ndaj aktit antikushtetues, të njëanshëm dhe të turpshëm të presidentit të Republikës, provon atë që opozita thotë: Edi Rama është urdhëruesi i shpalljes së ligjit sot, me justifikimin absurd të shkruar në arsyetimin e Presidentit që Edi Rama nuk dëshiron të rishohë ligjin. Edhe që Edi Rama nuk dëshiron të rishikohet ligji, e kuptojmë, sepse është ai që ka bllokuar kontrollin parlamentar ndaj ekzekutivit.

Si mund të jetë dakord Edi Rama që të kontrollohet ndërhyrja e paligjshme në sistemin TIMS, për të fshirë lidhjet e vllait të tij, Olsi Rama, me trafikun e drogës në dosjen “Xibraka”; si mund të jetë dakord Edi Rama të kontrollohet që, në kontratat koncesionare të shëndetësisë, miliona euro shkojnë në xhepat e Ilir Beqajt dhe jo për shërbime shëndetësore për qytetarët shqiptarë; si mund të jetë dakord Edi Rama të kontrollohet zbatimi i ligjit për investimet strategjike, me të cilin ka shpallur investitor vetëm miq e shokë të tij, përfshirë trafikantë droge e urdhërues vrasjesh?!

Koha kur Shqipëria pretendonte të ishte si gjithë Europa, po perëndon gjatë qeverisjes së Edi Ramës. Tani jemi në garë nëse do t’u bashkohemi standardeve të Rusisë apo Koresë së Veriut. Opozita po bën betejë që kjo të mos ndodhë dhe jemi të vendosur për t’u përballur, që të mos lejojmë ta zëvendësojmë demokracinë me autokracinë!”, shkruan Bardhi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu