Parlamenti i Malit të Zi shkarkon dy ministra pro perëndimorë

0

Parlamenti i Malit të Zi ka votuar për shkarkimin e dy ministrave pro-perëndimorë të Qeverisë në detyrë të Dritan Abazoviçit.

41 deputetë pro-serbë, në Parlamentin prej 81 ulësesh, votuan në orët e vona të 21 tetorit për shkarkimin e ministrit të Jashtëm, Ranko Krivokapiç dhe ministrit të Mbrojtjes, Rashko Konjeviç.

Abazoviç akuzoi dy anëtarët e partisë pro-perëndimore, Partisë Socialdemokrate, se kanë punuar kundër interesave të Qeverisë.

Kampet pro-serbe dhe pro-ruse në Mal të Zi po tentojnë të shkarkojnë nga detyra presidentin pro-perëndimor, Millo Gjukanoviç, dhe ta dërgojë para gjykatës për pretendimet për korrupsion.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu