Paradoks: Prokuroria e Përgjithshme ka shtuar kat pa leje; Vetë kryeprokurori ndërtoi restortant mbi tarracë, ia dha vëllait të vet…

0

Edhe vetë Prokuroria e Përgjithshme, është ndërtuese pa leje, duke shtuar një kat mbi tarracën e godinës.

Duke parë rrumpallën e shtesave mbi tarraca e rrotull pallateve; ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, urdhëroi ndërtimin e 72 m2 objekt pa leje, mbi tarracën e prokurorisë; jo për zyra, por si “Bar-Restorant”, të cilin ia dha me qira vëllait të tij Lavdim Xhemal Llalla, shef sektori në Drejtorinë e Përgjithshme të Përmbarimit në Ministrinë e Drejtësisë (me Kod: 00119 e Nr. 469 Index në ILDKP).

 Kjo shtesë pa leje, mbi tarracën e Prokurorisë së Përgjithshme, nuk është legalizuar akoma edhe sot 7 vite pas ndërtimit e funksionimit si “Bar-Restorant”; ngaqë “ushtar” Lame e ka konsideruar shkelje ligji nga “ushtari” i PD, Adriatik Llalla, ndërkohë që edhe vetë godina e Prokurorisë nuk është e hipotekuar.

Që hetimi për tragjedinë e tërmetit, të bëhet shpresë-besueshëm për të dëmtuarit dhe qytetarët; do ishte mirë të niste nga tarraca e zyrës së Arta Markut; si provë konkrete, që drejtësia është e barabartë, për të gjihë; mbasi në 10 vitet e fundit; prokurorët e emëruar nga ajo godinë me shtesë pa leje; kanë çuar në pranga, 513 hallexhinj për shtesa pa leje dhe nuk kanë dënuar asnjë për ndërtim kullash pa leje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu