PD ka depozituar sot në SPAK një padi ndaj kryeministrit Edi Rama, ministreve Balluku dhe Ibrahimaj sa i takon portit të Durrësit.
Ajo tha se këta njerëz kanë bërë korrupsion dhe duhet të dalin para ligjit.
“Kam depozituar një padi ndaj Ramës, Belinda Ballukut, Delinda Ibrahimajt, Besar Kadia dhe kundra cdo zyrtari që është i paidentifikuar po pas hetimeve të SPAK do të dal i implikuar ne aferën e Portit të Durrësit. Ligji jo vetëm do shpallet antikushtetues, por mendoj që këta zyrtar që kanë kryer vepra penale si shpërdorimi i detyrës, duhet të dalin para ligjit , këta që kryejnë korrupsion, duhet të përgjigjen para ligjit. Kam bërë padi për projektin e portit të Durrësit, gjërat që kanë mbetur pa zbardhur të ligjit 142 të vitit 2020″– tha Adriana Kalaja për gazetarët para SPAK-ut.






