Pa drejtësi, nuk ka demokraci!

0

Shkruan Zef Ndreka

Pa pretenduar aspak të futemi në teori politike, shumë thjeshtë për lexuesit do të shërbenin pyetjet dhe përgjigjet e pyetjeve të mëposhtme: A ka dështuar drejtësia e re në Shqipëri?! Përse trëkëndëshi Berisha-Meta-Rama i quajtur me të drejtë trëkëndëshi i Bermudës shqiptare e luftojnë reformën në drejtësi dhe drejtësinë me të gjitha format dhe mundësitë e tyre?! A do të dështojnë amerikanët dhe perëndimorët në betejën e tyre për drejtësi dhe do të vazhdojë të sundojë krimi në Shqipëri?! Krimi, sidomos ai i organizuar a do të mundet apo do të bëhet më i fuqishëm për të zotëruar gjithçka në këtë vënd?! Këto mbetën pyetje thelbësore për çdo shqiptar. Përgjigja e deritanishme tregon se krimi nuk e ka marrë sulmin, goditjen e merituar. Braktisja e shqiptarëve nga vëndi, mbetet zgjatimi i planeve të vjetra e të reja të antishqiptarëve, veçanërisht atyre serb e grekë, por edhe të politikave të vjetra franceze, ruse e turke.

Braktisja e vëndit nga rinia tregon humbjen e shpresave për të jetuar normalisht në këtë vënd. Për fat të keq, edhe sot Shqipëria shfaqet si një vënd që nuk bën dot drejtësi të pavarur. Sepse, veç shqiptarëve që e shohin zgjidhje largimin nga ky vënd, bota perëndimore e shikon dhe është shprehur për krimin dhe korrupsionin në Shqipëri që ka arritur majat. Tani, korrupsioni është instaluar në sistem dhe bëhet me VKM, duke u shfaqur shumë më të fortë se drejtësia e kapur prej tyre. Pyetjet për këtë vijnë vetvetiu: A do ta pranojnë organizatorët dhe financuesit amerikanë këtë realitet në vëndin tonë?! A do të lejojnë që Shqipëria të mbetet frymëzim pa kufij vetëm për oligarkët?! Nuk dua ta besoj. Sepse amerikanët e kanë seriozisht dhe do ta çojnë deri në fund projektin e nisur. Plus që dështimi i reformës për drejtësinë e re do të ishte dëmi më i madh për Shqipërinë, rajonin dhe më tej. Ndaj , detyra e parë na përket ne, shqiptarëve. Ne duhet të dëshmojmë me veprime dhe fakte se e meritojmë drejtësinë si çdo vënf tjetër perendimor e europian. Pa drejtësi nuk ka demokraci. Sigurisht që vota është baza dhe ajo do vendosë. Është koha që shqiptarët duhet ta kuptojnë më qartë se kurrë atë çfarë prononcojnë hapur amerikanët dhe Britanikët.

Në këtë betejë, vetëm elita 32-vjeçare është kundër, e pengon atë për interesa përsonale, familjare si dhe përvintetesaxmë të gjëra që lidhen me malavitën dhe rajonin. Mbase edhe më gjërë! Kjo elitë , ka vetëm një mision : të minojë drejtësinë, të bëjë të mundur dështimin e investimeve amerikane për sundimin e ligjit në vënd. Drejtësia do të quhet kur krimet dhe korrupsioni 32-vjeçare do të japë llogari përpara drejtësisë. Shqiptarët këtë po presin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu