“Nuk mund të bëj fëmijë”, rrëfehet aktorja e serialeve turke

0

Aktorja Larissa Gacemer ka bërë një rrëfim të sinqertë duke i kthyer përgjigje të gjithë fansave që i shkruajnë vazhdimisht pse ajo dhe bashkëshorti i saj nuk bëhen me fëmijë. Larissa e cila është nga Brazili, por jeton në Stamboll dhe njihet nga rolet e saj në serialet turke, tregoi në një video të postuar në Instagram se ajo nuk mund të bëjë fëmijë dhe e ka pranuar këtë fakt.

Aktorja i kërkoi fansave mos t’i bëjnë më pyetje të tilla sepse ajo është e lumtur dhe bashkëshorti i saj gjithashtu. “E kuptoj që shumë prej jush e thoni me qëllim të mirë, por kanë filluar komente negative dhe pa respekt që pyesin “Pse nuk bëni fëmijë?”. Unë nuk bëj fëmijë. Unë dhe Burak e kemi provuar vite më parë, por nuk ndodhi. Burak më ka pranuar kështu si jam. Edhe unë e kam pranuar veten. Zoti më ka krijuar kështu”-tha Larissa. Aktorja u mbështet gjerësisht nga fansat për deklaratën e saj. Ajo bëri edhe një postim tjetër ku u shpreh: “Nuk e postova videon për t’ju mërzitur. Ju lutem mos u shqetësoni. E postova për të ndërgjegjësuar njerëzit që të mos flasin pa ditur diçka”./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu