“I moshuari, i cili prej dy muajsh qëndronte i palëvizur për shkak të një frakture koksofemorale dhe vuante nga diabeti mellitus, sëmundje kardiake dhe hipertension, ka ndërruar jetë si pasojë e infarktit të miokardit ditën e sotme. 85-vjeçari ka qenë bartës i COVID-19, i konfirmuar gjatë hetimit epidemiologjik të kryer tek të gjithë anëtarët e familjes së tij në Shkodër, por ka qenë asimptomatik gjatë gjithë kohës, pra pa shenja të sëmundjes. 85-vjeçari ndiqej nga mjeku i familjes, i cili ka konfirmuar se shkaku i vdekjes është infarkti i miokardit. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe siguron opinionin publik se do të informojë për situatën, sikundër ka bërë deri tani. Sqarojmë edhe një herë se 85-vjeçari, nuk është viktimë e COVID19 në Shqipëri”, thuhet në një njoftim. Ky është sqarimi që sipas ministrisë, rasti nuk llogaritet në statistikat zyrtare.
Komunikime të tilla evazive nga ana e ministrisë, duke përdorur kritere jo të qarta, ose të paktën të pasqaruara për llogaritjen e numrit të personave pozitivë me COVID-19 që kanë humbur jetën, ngrenë dyshime se akuzat e bëra nga opozita, e veçanërisht ish-kryeministri Sali Berisha se shifrat reale të personave të infektuar me koronavirusin e ri po fshihen, janë më shumë se sulme politike…
/BoldNews.al/