“Njëra nga mësueset solli 7 familjarë për t’u sqaruar me kolegen”

0

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot pranë shkollës “Andon Zako Çajupi”, ku disa persona janë përleshur mes tyre dhe më pas situata ka degraduar.

Mësohet se mosmarrëveshja fillimisht ka nisur midis dy mësueseve dhe ka përfunduar në përdorimin e dhunës dhe të armëve.

Një kolege e dy mësueseve ka pohuar se debati midis tyre ka qenë për motive banale ku ishin përfshirë shtetasja me inicialet E.Q., mësuese Letërsie dhe shtetasja me inicialet D.T., që jepte lëndën e Historisë.

Sipas dëshmisë së mësueses, kolegia e saj e Letërsisë nuk e kishte lënë debatin me kaq, pasi ditën e sotme kishte dërguar para shkollës 7 familjarë të saj, që sipas saj thuhet se kanë qenë të armatosur dhe se ishin futur në ambjentet e shkollës ku ndërkohë zhvillohej mësimi Ndërkohë, sipas saj, mësuesja e Historisë nuk ishte lejuar që të futej në mësim nga këta persona, ndërsa ata thuhet se e kanë kërcënuar dhe se kanë kërkuar që ajo të sillte familjarë për sqarim.

Sipas dëshmisë, e cila thotë se ka qenë në dijeni të arsyes së debatit, një familjar i mësueses që po kërcënohej nga 7 persona ka kaluar aty rastësisht teksa ka parë të gjithë skenën. Pasi kanë shkëmbyer fjalë dhe kanë patur debate verbale sherri ka degjeneruar në përdorimin e dhunës, ku janë përdorur sende të forta dhe më pas edhe armë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu