Fundi do të kulmojë me fjalën e kryedemokratit Sali Berisha. Slogani i protestës është “Shqipëria në rrezik, t’i dalim Zot bashkë”.
Në lidhje me tubimin, Policia e Shtetit ka marrë masat e saj. Prej orës 15:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe disa akse të tjera nuk lejohet lëvizja e automjeteve. Në terren janë angazhuar të paktën 1 mijë oficerë policie.
Plan masash të shtuara ka edhe Garda, e cila është përgjegjëse për ruajtjen e institucioneve të rëndësisë së veçantë.