Ngujimi si shënjë dobësie politike

0

Shkruan Zef Ndreka

Në fakt, politika shqiptare dhe veçanërisht opozita me PD-në dhe Berishën, kanë prekur prej vitësh nervin e krizës politike që po zgjat prej vitesh.
Mjeti i fundit arkaik i PF-së, gujimi, është më shumë shenjë dobësie politike sesa strategji fituese, sidomos kur ke mikrofonin në parlament dhe turmën e vogël të foltorës në shesh.
Për ta analizuar veprimin e fundit të opozitls për të përshkallëzur aksionet politike, si fillim.shtrojmë pyetjen:
Çfarë është ngujimi në politikë?
Sigurisht që ngujimi nuk është vetëm një akt simbolik. Por është një mesazh i qartë që thotë hapur se janë konsumuar instrumentet normale për të vepruar politikisht.
Por dihet se ngujimi si formë arkaike politike funksionon vetëm kur je totalisht i përjashtuar nga sistemi, kur nuk ke përfaqësim ose kur ka regjim të mbyllur.
Por kur ke deputetë, kur ke kohë televizive, kur bën protesta, kur ke mbështetje ndërkombëtare formale, atëherë ngujimi duket si vetëpërjashtim, jo si rezistencë.
Vazhdojmë me pyetjen tjetër:
Çfar fitohet realisht nga ngujimi?
Si aksion ekstrem politik, mund të fitohet diçka, por më shumë mund të humbasësh, sepse mund të fitohet simpati emocionale për pak ditë, por humbet seriozitetin politik, mund të fitosh paksa më shumë vëmendje mediatike, por humbet rolin institucional.
Ky aksion politik kërkon të radikalizoje bazën, por humbet mbështetjen e shtresës gri, mund të fitosh paksa përmes presionit simbolik, por humbet terrenin real të betejës.
Problemi është se shtresa gri, ajo që vendos zgjedhjet, nuk lëviz nga dramat që kërkon të realizojë Berisha, por lëviz nga besimi se kush di të qeverisë më mirë.
Pyetja tjeter që shtrohet:
A është zgjidhje ngujimi?
Sigurisht që nuk është zgjidhje, sepse ky aksion nukk rrëzon qeverinë, nuk prodhon shumicë elektorale, nuk i detyron ndërkombëtarët të ndryshojnë qëndrim dhe më kryesorja, nuk jep alternativë.
Berisha po zbret në fushë por i pamundur për të fituar. Në politikë fitohet ndryshe jo nëpër korridore, sepse realisht opozita e ka fjalën që nuk ngjit në parlament. Atëhere, nqs nuk e përdor foltoren, nuk përdor komisionet, nuk bën interpelanca, nuk bën hetime, përse janë aty?!
Opozita ekziston pikërisht për konsum politik ditor, për konsum mediatik, për lodhje graduale të pushtetit.
Vazhdojmë me pyetjen tjetër:
Perse veprojnë kështu, a mos luajnë që të marrin fitorën në tavolinë?!
Kjo është menduar nga liderët e opozitës, por ka një paradoks të madh. Fitorja në tavolinë vjen vetëm kur ke forcë jashtë tavolinës.
Askush nuk të jep lëshime sepse je i zemëruar, se je i ngujuar, se je dramatik.
Lëshimet mund tl bëhen kur ke vota, kur ka presion shoqëror real, kur i bind edhe ata që nuk të duan.
PD-ja duhet të funksionoje më shumë se ngujimi, përmes hetimeve konkrete me emra e shifra, të propozoje program ekonomik të thjeshtë për njerëzit, të bëje riorganizim të brendshëm e me lidër të ri, të hapet drejt shtresës gri, jo vetëm bazës militante.
PD-ja dhe opozita në tërësi, duhet ta kthjeje
parlamentin në arenë përballjeje ditore, sepse dramat mobilizojnë vetëm militantët që nuk mjsftojnë, ndërsa serioziteti mobilizon shumicën.
Nëse opozita ngujohet, ky veprim do duket si akt force për bazën, por si mungesë alternative për publikun e gjerë. Dhe në politikë nuk fitohet nga ata që vuajnë më shumë, por nga ata që duken më të gatshëm për të qeverisur nesër.
Kështu, PD-ja dhe opozita nuk po i bindin njerëzit se jenë më të zotët për ta drejtuar vendin!
Njerëzit, votat, vëndosin gjithçka.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu