Ngjela “plas bombën”: Meta ikën, dy vetave u janë zbuluar nga 1 trilion USD në kompani ofshore!

0

Tri ngjarjet më të rëndësishme të ditëve të fundit, vendimi për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, ai për Presidentin Ilir Meta dhe regjistrimi i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” në zgjedhjet e 6 marsit janë bërë temë diskutimi në emisionin e sotëm “Pikat mbi i”, në News24.

Për analistin Artur Zheji këto janë tre super-lajme dhe që do të kenë efekt domino, pasi sipas tij, pranvera që po vjen do të jetë me një dimension historik.

Nga ana tjetër, avokati Spartak Ngjela e cilësoi Presidentin Ilir Meta si “injorant”, teksa komentoi deklaratat e tij se nuk mund ta shkarkojë dot Gjykata Kushtetuese. Më tej, duke mos dhënë emra, avokati theksoi se “dy vetave u janë zbuluar nga 1 trilion dollarë në kompani ofshore”.

Zheji: Janë tre super-lajme. Vendimi për Metën u shty, se duhet 5 me3. Nëse do merret një dënim për Tahirin, do jetë i dyti i nivelit shumë të lartë, pas lefter Kokës. Do ketë një efekt domino. E treta, regjistrimi i koalicionit LSI-PDK, nuk e di nëse kandidatët e Berishës do të futen me PDK, por kjo do të jetë shumë e diskutueshme. Pika e vlimit e tensioneve politike do të jetë shumë e madhe. Asgjë nuk do të jetë si më parë, kjo pranverë do të jetë me një dimension historik në zhvillimet politike, me dramaticitetin dhe ndryshimin e ekuilibrave, që do të sjellin.

Ngjela: Njëra është e Gjykatës Kushtetuese, s’mund të flasim. Ilir Meta është i korruptuar, i kapur me bllok në dorë. Ne kemi një rrjedhë anti-korrupsion, që e drejton politika amerikane. Që ka korrupsion, e dinë dhe pulat e lagjes sime. Sa i përket shkeljes e lehtë apo e rëndë e Metës, duhet të presim Gjykatën Kushtetuese. Unë nuk arsyetoj budallallëkun e Metës, që thotë se nuk e shkarkon dot njeri. Pse Hitler është ai? Nuk mund t’i përgjigjem një injoranti unë, ku di ai kush është ligji. Ne presim Gjykatën Kushtetuese. Meta flet jashtë konceptit të shtetit, ku di ai çfarë është shteti. Meta, i vetmi personalitet shtetëror që shkon në Gjykatë Kushtetuese. Po u pushua për shkelje të rëndë, shkon në proces penal. Po u shkarkua, Meta ikën në proces penal, e thotë Kushtetuta. Ne do të presim Gjykatën Kushtetuese. Mos e dëgjoni këtë injorant. Pretendimi i tij është jokushtetues. Provat i kanë ata, po e shkarkuan për shkelje të rëndë mund të fillojë procesi penal.

Zheji: Mendoj se tani Gjykata Kushtetuese është në një debat të fortë. Mendoj se nuk është këshilluar mirë Presidenti, i cili shprehet dhe mediatizon pozicionin e vet, pikërisht në këtë kohë, kur gjykata po merr një vendim për pozicionin e tij. Gjykata Kushtetuese gjykon vendimin që ka marrë Kuvendi i Shqipërisë dhe merret mbi ato prova që depoziton Kuvendi. Do ishte hera e parë në Shqipëri që të përcaktojë akuzat mbi Metën si shkelje të rënda të Kushtetutës. Termi “shkelje e rëndë kushtetuese” nuk ka të bëjë me fjalët e Metës, por ajo duhet të jetë e barabartë me shkelje penale. Ne nuk dimë që z. Meta të ketë një shkelje penale. Por tani duhet të mbizotërojë heshtja, për të pritur Gjykatën Kushtetuese, pasi ata kanë shtetin dhe përcaktojnë çfarë është Kushtetuta. Janë njerëzit më të rëndësishëm të Shqipërisë në këto momente. Deklarata e Metës se nuk e shkarkojnë dot nuk ka lidhje me asnjë aspekt ligjor, por me një këshillim jo të mirë që i bëjnë këshilltarët atij. Është një këshillim i keq që i bëhet Metës. Nuk ka asnjë argument juridik që ai mund t’i mbivendoset Gjykatës Kushtetuese, është maja e majës. Gjykata do të quajë nul ose të vlefshëm vendimin e Kuvendit për Metën.

Ngjela: Meta nuk e njeh ligjin, vetëm ai flet mbi Gjykatën Kushtetuese. Shyqyr të ikin këta sa më parë, që të shpëtojë Shqipëria. Ai mbrohet në media. Shqipëria çlirohet nga këta. Ky ikën njëherë. Por, eliminimi i kësaj klase të korruptuar është çlirimi i Shqipërisë. Këta janë njësoj si zgjedha e Enver Hoxhës. Grabitën popullin. Nga 1 trilion dollarë ju kanë gjetur dy vetave në kompani ofshore, nuk po ua them emrat. Do t’i dëgjoni.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu