Nesër në 9:30 Ervin Salianji ose Babalja në gjyq. Gjyqtarët do e falin?!

0

Nesër në 9:30 është parashikuar seanca gjyqësore në ngarkim të deputetit Ervin Salianji.

Salianji akuzohet për denoncimin publik ndaj qeverisë për lidhjet e qeverisë me trafikante dhe me favorizimin që qeveria ju bënte trafikantëve duke ju lehtësuar dhe bashkëpunuar në veprimtarinë e paligjshme!

Salianji bëri një seri denoncimesh madje dhe nga fushat me kanabis  për lidhjet të ish-ministrit Tahiri me kanabizimin.

Më pas Partia Demokratike dhe Ervin Salianji pretenduan që lidhjet me krimin mbaheshin nga vëllai i ish-ministrit pasardhës Fatmir Xhafaj.

Opozita akuzoi fort se si një i dënuar me 7 vjet heqje lirie në Itali jetonte i lirë në Shqipëri prej me shumë se 8 vitesh nga dhënia e dënimit në Itali.

Në atë periudhe gazetari investigativ Jetmir Olldashi publikoi një tjetër video ku i ashtuquajturi  ‘Babale’ u paraqit si  shofer i skafit të vëllait të ish-ministrit të Brendshëm. Pas denoncimit të tij opozita dhe Salianji denoncuan rastin në publik, për këtë u hap një hetim penal me kallëzimin e Agron Xhafajt ku Salianji akuzohet për shpifje.

Vlen të theksohet se gjithë prokuroret dhe gjyqtaret që kanë pasur çështjen dhe kane dhënë vendimin me 1 vit burg në shkallë të parë janë shkarkuar nga organet e Vetingut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu