Pyetja “Për kë bien këto këmbana?” duket se do të marrë përgjigje në 48 orët e ardhshme. Administrata e presidentit amerikan Joe Biden prìtet që të publikojë sànksionet e para ndaj “të korrùptuarve” në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ku mendohet se pjesë do të bëhet edhe Shqipëria. Deri më tani nuk ka asnjë emër se për kë do të bien këmbanat por mesa duket pikëpyetjet do të marrin përgjigje shumë shpejt. Kur vetëm 2 ditë na ndàjnë nga vizita e të dërguarit të posaçëm të SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar janë bërë me dije edhe detaje për axhendën e tij në Tiranë. Ambasada Amerikanë në Shqipëri ka bërë me dije se Escobar do të dìskutojë gjithashtu edhe mbi vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për të lùftuar korrùpsionin, pàndëshkueshmërinë dhe përpjekjet për të mìnuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor. Por nuk dihet nëse do të flasë me emra apo thjeshtë do të shpjegojë 5 shtyllat ku bazohet edhe nisma e ndërmarrë nga Amerika.
“Më 9 dhjetor, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar do të zhvillojë vizitën e tij të parë në Shqipëri, me qëllimin për të thelluar miqësinë tonë të ngushtë, e mbështetur në vlerat e përbashkëta demokratike. Escobar do të takohet me Kryeministrin Rama, Ministren e Jashtme Xhaçka, Kryetarin e Partisë Demokratike Basha dhe udhëheqës të tjerë për të rikonfirmuar mbështetjen e palèkundur të Shteteve të Bashkuara për demokracinë e Shqipërisë, integrimin në BE, bashkëpunim më të fortë në mbròjtje dhe mundësi për tregti e investime. Ashtu siç shkruhet në Urdhrat Ekzèkutivë të Presidentit Biden, Escobar do të dìskutojë gjithashtu edhe mbi vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për të lùftuar korrùpsionin, pandèshkueshmërinë dhe përpjekjet për të mìnuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor,”-shkruhet në postimin e Ambasadës Amerikane.