Nëse don të zhigosh historinë e ndritur të një teatri, dorëzojua atë Çapaçulëve të Absurdit…

0

Shkruan Bruno Sllaku

Shkrimtari, dramaturgu, publicisti, gazetari, poeti, komediografi qe me talentin e tij egzemplar navigoj nëpër rrugë e rrugica të një kulture plot vlera me vepra e kryevepra ne shekullin e kaluar e rroku po aq sukseshem kete shekull te ri, është një histori plot shkëlqim. Ështe fatlum sepse eshte “Njeriu i Dy Shekujve”, nje titull i fituar me shume kuaj betejash.  Është vëndi te veçojmë pak nga shumëçka nga pena e artë e këtij kolosi të kulturës sonë:

“Fisheku ne Paje “, “Sinjalet e Nates”, “Baca i Gjetajve “, “Gjaku i Arberit”, “Çeshtja e Blertes”, “Fundi i nje Komedie”, Ne Bese te kesaj Shtepie”, “Hisja e Diellit” “Rozafa”, Provimet”, do te ishin keto drama e komedi qe Autorin do ta vendosnin ne Fronin e Mermerte te nje Perandorie Superjore të  Dramaturgjine sone Kombetare.

Ky autor unikal në një vënd të vështirë të bësh kulturë të mirëfilltë, do te krijonte epoken e ndritur te Teatrit tone Kombetar, duke patur ne krah nje plejade te pa perseriteshme autoresh si Pellumb Kulla, Leka Bungu. Sheri Mita, Lec Shllaku, Ruzhdi Pulaha, Bashkim Kozeli, Ndrek Luca, Mustafa Tukaj, Serafin Fanko, Gjergj Vlashi, Paulin Selimi e te tjere. Sot permenden e vlerësohen me shume se kurre veprat e punuara ne vitet 70 & 80, madje deri në vitet 90′.

Pikerisht ketu mbeshtetet fakti fatkeq per teatrot, pasi, me apo pa dashje, ju leshua teren e hapësirë teatrit absurd, ku disa Çapaçul te armatosur me akte te vetegradimit, uzurpuan teatrot dhe per çudine e madhe na hodhen ne tavoline si gjetje te tyre teatrin absurd. Është një regres kulturor, ku arti teatral shumë i dashur dhe i ngrohtë në Shkodër u divorcua nga masa e madhe e publikut, duke i rezervuar nje auditor intim te vogel numerikisht dhe të ngushtë intelektualisht.  

E them me dhimje se ky format në këto vite u përdor si zgjidhje e artë. Nese do te shkaterrosh nje trupe artistësh apo nje teater, don të tymosësh nje reputacion brezash apo të zhigosh një begraund historie, dorzojau teatrin  Çapaçuleve te Absurdit dhe do vereni një fenomen:

Autori, regjisori, skenografi, zërimi, kostumografi, qe mbulohen nga nje person i njëjte, do konstatoni qe dhe ne sallen e ati teatri ne natën e premjeres, spektator i vetem do jete po ai. Dhe jane po keto njerez qe nuk mungojne te japin mendesi si te vlefshem ne apsurdin e tyre, duke përkëmbur figura e vepra qe shqiptaret i mbajne si kolane te çmueshme te ribaldave tona.

Artistët qe skenes ja falen gjithë jetën e talentin, pa medyshje nuk do të mund të munden nga Çapaçulet e A B S U R D I T që nuk kanë asfarë vlere artistike.

Arti është si kalaja. Sa me shumë ta gjuani me gurë aq më shumë rritet. Se artin e gjuajnë të paaftët, për të cilët do rezervoja mëshirë, duke u thënë se me vepra të djerrta, njëpërdorimshe nuk mund të bëni emer.

Në raste të tilla dëshpëruese, është më mirë të mos hapni plagë, të rrini e të pritni se ndoshta “sëmundja” vetëshërohet dhe mëpastaj të synohet shërimi edhe për ata që “sëmundjen” ua kurojnë me “ilaçe” mosshërimi.

Në art e kulturë, lypset kulturë e art.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu